Suharekë, vëllezërit të mitur theren me thikë dhe sulmohen fizikisht nga tre të mitur

Suharekë, vëllezërit të mitur theren me thikë dhe sulmohen fizikisht nga tre të mitur
Çlirim Gashi

02.06.2021 / Suhareka

Gjatë ditës së djeshme në Stacionin Policor të Suharekës është raportuar për një rast të lëndimit trupor.

Sipas informacioneve të SuharekaOnline meshkuj të mitur (vëllezër) kanë kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF, pasi që ishin sulmuar fizikisht dhe therur me thikë nga tre të dyshuar meshkuj (të mitur).

SuharekaOnline mëson se rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Suharekë në rrugën “Brigada 123” në ora 12:05.

Policia e Kosovës ka arritur që njërin nga të dyshuarit ta arrestojë. dhe me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.

LEXO EDHE:  Një rast i ri me COVID-19 në Suharekë, një i vdekur dhe 20 raste në tërë Kosovën
RAPORTO