Suharekë, drejtoria e Bujqësisë fton fermerët të aplikojnë për subvencionim të qumështit

04.07.2022

Drejtoria për Bujqësi, Zhvillim Rural dhe Pylltari (DBZhRP) ka njoftuar fermerët e Komunës së Suharekës, se në kuadër të programit për zhvillimin e bujqësisë për vitin 2022, do të vazhdojë të mbështesë sektorin e blegtorisë përmes subvencionimit të qumështit nga 0.03€/litër për gjashtëmujorin e parë 2022. Po ashtu, nga DBZhRP kanë bërë të ditur se […]

Suharekë, drejtoria e Bujqësisë fton fermerët të aplikojnë për subvencionim të qumështit Foto: Ilustrim

Drejtoria për Bujqësi, Zhvillim Rural dhe Pylltari (DBZhRP) ka njoftuar fermerët e Komunës së Suharekës, se në kuadër të programit për zhvillimin e bujqësisë për vitin 2022, do të vazhdojë të mbështesë sektorin e blegtorisë përmes subvencionimit të qumështit nga 0.03€/litër për gjashtëmujorin e parë 2022.

Po ashtu, nga DBZhRP kanë bërë të ditur se janë disa kritere që duhet të polotësojnë aplikuesit për këtë subvencionim.

Kriteret që duhet ti plotësojnë fermerët / aplikuesit:

1. Të jenë banorë të Komunës së Suharekës;
2. Të jenë të regjistruar si fermerë në sistemin elektronik Efr-së – NIF dhe në sistemin e identifikimit të kafshëve në AUV;
3. Të kenë mbi 3 lopë qumështore;
4. Kontrata e nënshkruar nga qumështoret e licencuara;
5. Dëshmi për sasinë e dorëzuar të qumështit në ndonjëren nga pikat e grumbullimit të qumështit apo qumështore të licencuar;
6. Të dorëzojnë së paku 3000 litra qumësht për gjashtëmujorin e parë / 2022.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

1. Kopja e letërnjoftimi;
2. Kopja e listës së verifikimit të gjedheve të lëshuar nga sektori për identifikimin dhe regjistrimin (I&R) në kuadër AUV-së;
3. Kopja e kontratës për furnizimin me qumësht të lëshuar nga qumështoret e licencuara;
4. Konfirmimi i bankës;
5. Dëshmi e pagesës nga banka për sasinë e qumështit të dorëzuar;
6. Vërtetimi për sasinë e qumështit të dorëzuar në qumështore;
7. Vërtetimi i tatimit në pronë.

Aplikimin fermerët mund ta bëjnë në zyrat e Drejtorisëpër Bujqësi, Zhvillim Rural dhe Pylltari në Komunën e Suharekës.

Afati i aplikimit fillon prej datës 04.07.2022 deri me datën 18.07.2022.

1