Peci, fermerëve: Mos mashtroni në deklarime, sepse ka pasoja ligjore

25.03.2024

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka paralajmëruar fermerët që të jenë të sakt me deklarimet për subvencione.

Peci, fermerëve: Mos mashtroni në deklarime, sepse ka pasoja ligjore Foto: Ilustrim

Në të kundërtën, ministri ka njoftuar se deklarimet e rrejshme kanë pasoja ligjore.

“Të dashur fermerë, janë bërë më shumë se një javë nga hapja e thirrjes për subvencione për këtë vit. Nga kontrollat e ushtruara vitin e kaluar në masën 100% në 7 Komuna të Kosovës, kemi arritur të parandalojmë mashtrime me deklarime që kapin shumën afro 2 milion euro.
Më shumë se paralajmërim është lutja ime për ju që të jeni korrekt në procesin e aplikimit pasi edhe këtë vit Ministria do të ushtrojë kontrolle strikte dhe nuk do të tolerojmë mashtrime me deklarime të rrejshme.

Çdo deklarim i rrejshëm që haset, ka pasoja ligjore për ata që zihen duke bërë një gjë të tillë.
Ndërsa përqafojmë ardhjen e stinës së pranverës, le të tregojmë përkushtimin tonë me ndershmëri dhe integritetit në këtë proces.
Së bashku, le të mbjellim farën e besimit dhe transparencës ndërsa kultivojmë një të ardhme të begatë për bujqësinë e Kosovës” thuhet në njoftimin e Pecit.