Suharekë, dënohet me 3 muaj burgim pasi shiti veturën që kishte ndalesë për mosshitje
Aktgjykimi në fjalë u shpall nga gjyqtari Lavdim Bajraktari, në mungesë të të akuzuarit A.L, të dëmtuarit S.P dhe prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, raporton “Betimi për Drejtësi”. Përveç dënimit, i akuzuari A.L obligohet edhe në pagimin e shpenzimeve të procedurës dhe atë për paushallin gjyqësor shumën prej 20 euro si dhe taksën për […]
Aktgjykimi në fjalë u shpall nga gjyqtari Lavdim Bajraktari, në mungesë të të akuzuarit A.L, të dëmtuarit S.P dhe prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Përveç dënimit, i akuzuari A.L obligohet edhe në pagimin e shpenzimeve të procedurës dhe atë për paushallin gjyqësor shumën prej 20 euro si dhe taksën për kompensimin e viktimave të krimit në shumën prej 30 euro, pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.
Të dëmtuarin S.P, për realizimin e kërkesës pasurore-juridike, gjykata e ka udhëzuar në kontest civil.
Sipas aktit akuzues, nga 20 prill 2017 deri më 21 nëntor 2018, i akuzuari A.L, me qëllim që të pengojë pagesën e borxhit kreditor, gjatë ekzekutimit të detyrueshëm, dëmton kreditorin, të dëmtuarin S.P, ashtu që duke mos mundur që ta regjistrojë automjetin e tij, i njëjti e tjetërson- shet automjetin e markës “Daimler Chrysler”, për të cilin kishte të vendosur ndalesën për regjistrim, përkatësisht për mos-shitje dhe tjetërsim nga Ministria e Punëve të Brendshme- Drejtoria për Regjistrimin e Automjeteve.
Me këtë rast, thuhet se të dëmtuarit S.P, i shkaktoi dëm material.
Me këto veprime, ai akuzohej se ka kryer veprën penale “Dëmtimi i të drejtave pronësore të personit tjetër” nga neni 344, paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal, ku kryesi dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet. /BetimipërDrejtësi