Vrasja e tre civilëve gjatë luftës në Prizren, Millosh Pleskoviq dënohet me 15 vjet burgim

31.07.2025

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtor dhe ka dënuar me 15 vjet burgim Millosh Pleskoviqin, i akuzuar për krime lufte kundër popullsisë civile gjatë viteve 1998-1999 në Prizren.

Vrasja e tre civilëve gjatë luftës në Prizren, Millosh Pleskoviq dënohet me 15 vjet burgim Foto: Ilustrim

Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale më 7 qershor 2024, Pleskoviq, së bashku me një grup prej 7-8 personash të armatosur serbë, kishte ndalur një grup civilësh shqiptarë më 1 shtator 1998, të cilët ishin në rrugë për në mal. Pas fyerjeve me fjalë ofenduese, Pleskoviq kishte hapur zjarr me armë automatike të tipit “Kallashnikov”, duke vrarë në vend tre civilë shqiptarë: R.D., B.D. dhe F.B., ndërsa plagosur Fevzi Canën, Xhenger Canën dhe Bashkim Kastratin.

Trupat e viktimave, sipas aktakuzës, iu dorëzuan familjarëve pas një jave, ku u zbuluan edhe dëshmi të tmerrshme të krimeve – trupa të vendosur mbi njëri-tjetrin, gjymtyrë të prera dhe një trup pa kokë.

Aktgjykimi u shpall të enjten nga kryetari i trupit gjykues, Rrahman Beqiri, i cili bëri të ditur se dënimi me burgim do të ekzekutohet brenda 15 ditëve pas plotfuqishmërisë së vendimit gjyqësor. Ndërkohë, Pleskoviqit do t’i vazhdohet masa e paraburgimit deri në atë moment, por jo më gjatë se periudha e dënimit të shqiptuar.

Gjykata ka urdhëruar të dënuarin të paguajë edhe shpenzimet e procedurës penale: 200 euro për paushallin gjyqësor dhe 100 euro të tjera për taksën e kompensimit për viktimat e krimit. Palët e dëmtuara janë udhëzuar të ndjekin rrugën e rregullt civile për kompensim.

Ky dënim konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt drejtësisë për viktimat dhe familjet e tyre, duke riafirmuar angazhimin institucional për ndëshkimin e krimeve të luftës.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More