Suharekë, brenda 9 muaje një fëmijë i braktisur dhe një i vendosur në strehim familjar

20.11.2021

Ky publikim ofron të dhëna edhe për braktisjen e fëmijëve. Fëmijët e braktisur Fëmijë i braktisur pa kujdes prindëror, konsiderohet çdo fëmijë i moshës nën 18 vjeç, i cili është i braktisur nga prindërit, të cilët për shkaqe dhe arsye të ndryshme nuk i kryejnë, apo nuk janë në gjendje ti kryejnë obligimet, përgjegjësitë dhe […]

Suharekë, brenda 9 muaje një fëmijë i braktisur dhe një i vendosur në strehim familjar Foto: Ilustrim

Ky publikim ofron të dhëna edhe për braktisjen e fëmijëve.

Fëmijët e braktisur

Fëmijë i braktisur pa kujdes prindëror, konsiderohet çdo fëmijë i moshës nën 18 vjeç, i cili është i braktisur nga prindërit, të cilët për shkaqe dhe arsye të ndryshme nuk i kryejnë, apo nuk janë në gjendje ti kryejnë obligimet, përgjegjësitë dhe të drejtat prindërore. Format e mbrojtjes për këtë kategori të fëmijëve janë: kujdestaria, bashkimi familjar, strehimi familjar, strehimi i përkohshëm institucional dhe adoptimi.

Sipas statistikave që ka siguruar SuharekaOnline, bëhet e ditur se brenda 9 muaje në Suharekë është braktisur një fëmijë si dhe një tjetër është vendosur në strehim familjar brenda farefisit.

Ndërkaq në tërë Kosovën brenda 9 muaje janë braktisur 11 fëmijë, kurse brenda kësaj periudhe kohore 48 fëmijë janë vendosur në strehim familjar brenda farefisit.