Suharekë, brenda 5 muaje u lënduan 4 punëtorë në vendin e punës

Suharekë, brenda 5 muaje u lënduan 4 punëtorë në vendin e punës
Fjolla Hoxha

17.07.2021 / Suhareka

Pothuajse çdo vit kërkohet që të mbahen më shumë aktivitete të ndryshme dhe fushata ndërgjegjësimi të cilat kanë për qëllim përqëndrimin e vëmendjes ndërkombëtare mbi tendencat e reja në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë, si dhe rëndësinë e problemeve të lidhura me lëndimet, sëmundjet dhe vdekjet në vendin e punës.

Në Kosovë ekziston ligji për sigurinë dhe shëndetin në punë që për qëllim ka përmirësimin e shkallës së sigurisë dhe shëndetit të të punësuarve në punë. Në kreun II të këtij ligji në nenin 5, pika 1 thuhet se punëdhënësi është përgjegjës për të krijuar kushtet e punës të sigurta dhe të shëndetshme në të gjitha aspektet e punës.

Ndërsa, në nenin 7 të këtij ligji ku përfshihen masat parandaluese thuhet: 1. Punëdhënësi detyrohet të zbatojë masat parandaluese, bazuar në parimet e përgjithshme të parandalimit, si:
1.1. shmangien e rreziqeve;
1.2. vlerësimin e rreziqeve të pashmangshme;
1.3. luftimin e rrezikut prej fillimit ose burimit
1.4. tejkalimin e shkaqeve të rrezikut;
1.5. adaptimin e punës ndaj individit, veçmas në lidhje me karakteristikat e vendit të punës dhe ambientit të punës;
1.6. zgjedhjen e pajisjeve, metodave të punës dhe të procesit të punës, për të lehtësua punën e njëtrajtshme- monotone dhe për t’i reduktuar efektet e saj në shëndet;

Mirëpo, duke u bazuar në gjendjen në terren, vërejmë që shumica e detyrimeve që ka punëdhënësi ndaj punëmarrësit nuk përfillen nga këta të parët.

Rasti i parë ka ndodhur më datë 13 shkurt të këtij viti, ku thuhej se në një fabrikë në Suharekë është lënduar aksidentalisht një punëtorë. Nga policia është bërë e ditur se punëtori nga pakujdesia, ku ishte duke ecur mbrapa dhe ka rrëshqitur ku edhe ka rënë në një hendek në lartësi rreth një metër. Tutje thuhej se viktima ka pësuar lëndime trupore ku edhe është dërguar në QKMF-në e Suharekës për të marrë trajtimin mjekësor, prej ku edhe është dërguar në Spital.

LEXO EDHE:  Ballkani kthehet në Suharekë me fitore në ndeshjen miqësore në Turqi

Ndërsa, rasti tjetër pothuajse i ngjashëm me këtë të parin ka ndodhur edhe në muajin mars, 2021, të cilin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, togeri Shaban Osmanollaj, ku ka treguar se një punëtor 44 vjeçar është rrëzuar në vendin e tij të punës, duke shtuar se i njëjti është dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren.

Në muajin prill të po këtij viti në Komunën e Suharekës poashtu është lënduar aksidentalisht një punëtor, ku thuhej se ka rënë nga 3 metra lartësi nga një shtëpi private ku ka qenë duke punuar.

Nga Policia e Kosovës për SuharekaOnline kishin bërë të ditur se lidhur me rastet është njoftuar edhe Inspektori i Punës dhe Prokuroria.

Ndërsa në muajin maj poashtu është lënduar aksidentalisht një punëtor, ku thuhej se derisa ishte duke punuar në kompani private, nga pakujdesi ka pësuar lëndime trupore.

Themele të sigurta të së ardhmes, N.T.P.SH “HALITI”, gjiganti i ndërtimit në Suharekë

Të investosh në të ardhmen është gjëja më e duhur që çdo person do duhej ta ketë parasysh në secilin...

Lexo më shumë

Të fundit