Suharekë, brenda 4 muaje u arrestuan 8 persona të kërkuar

02.10.2021

Krahas aktiviteteve të saj, Policia e Kosovës vazhdon me operacionet e saj për arrestimin e personave të kërkuar. Arrestimet e tilla në shumicën e rasteve ndodhin në bazë të urdhëresave të Gjykatave Themelore të Kosovës. Arrestime të personave të kërkuar, po ndodhin edhe në Komunën e Suharekës, ku arrestimi i fundit i personit të kërkuar […]

Suharekë, brenda 4 muaje u arrestuan 8 persona të kërkuar Foto: © Hallka Marketing Agency

Krahas aktiviteteve të saj, Policia e Kosovës vazhdon me operacionet e saj për arrestimin e personave të kërkuar.

Arrestimet e tilla në shumicën e rasteve ndodhin në bazë të urdhëresave të Gjykatave Themelore të Kosovës.

Arrestime të personave të kërkuar, po ndodhin edhe në Komunën e Suharekës, ku arrestimi i fundit i personit të kërkuar në komunën tonë ka ndodhur më 23 shtator.

SuharekaOnline ka mbledhur statistikat për periudhën Qershor-Shtator 2021 për arrestimin e personave të kërkuar në Komunën e Suharekës.

Sipas këtyre statistikave, bëhet e ditur se brenda kësaj periudhe kohore në Komunën e Suharekës janë arrestuar gjithsej 8 persona.

Rasti i fundit ndodhi më 23 shtator, ku Policia në Suharekë pas një pune operativo-taktike dhe një informate inteligjente e te besueshme, ka arritur që të arrestojë personin e kërkuar R.K, mashkull, kosovar, i datëlindjes 1962.

Person ky që kërkohej ne bazë të urdhëresë me shkrim të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe Aktgjykimit te Gjykatës se Apelit te Kosovës.

I dyshuari kërkohej për veprën penale ‘Kontrabandë me Emigrant’. I njëjti me vendim te gjykatës dërgohet në vuajtjen e dënimit me kohë zgjatje prej 2 vite burg.

Po ashtu, më 23 shtator ka ndodhur edhe një arrestim i personit të kërkuar në Suharekë, ku me datën 28.07.2021 ne stacionin policor  Policor në Suharekë, viktima D.B. kishte raportuar një rast të “Keqpërdorim i Besimit”.

Ku personi i dyshuar A.Z. me datën 27.07.2021 ja kishte kërkuar veturën e tij te tipit “Skoda Oktavi” me targa vendore  për ta kryer një shërbim familjar, i dyshuar A.Z. nuk ia kishte kthyer veturën. Njësiti i hetimeve të stacionit policor në Suharekë, ka filluar me hetime lidhur me këtë rast ku është kërkuar i dyshuari në shtëpinë të cilën jeton, por nuk është arritur që të kapet (arrestohet), i njëjti është futur në listën e personave në kërkim Policor prej datës 29.07.2021.

Me datën 14.09.2021 ndaj të dyshuarit A.Z. është iniciuar rast i kanosjes ku i njëjti ka kanosur viktimën D.B. duke i kërkuar një shumë të konsiderueshme të parave prej 600 euro. Pastaj me datën 21.09.2021 në stacionin policor në Suharekë, viktima D.B. (emër i njohur për redaksinë) ka njoftuar policinë përsëri se i dyshuari A.Z. ka vazhduar duke e kanosur dhe duke kërkuar nga ai qe t’ia jepte një shumë të parave në vlerë prej 600 euro. Njësiti i hetimeve të stacionit policor në Suharekë, pas një pune intensive operativo-taktike, është arritur që të arrestohet i dyshuari A.Z. i cili ka qenë në kërkim policor nga data 29.07.2021.

Në lidhje me këtë rast është njoftuar Prokurori i Shtetit dhe të gjitha veprimet policore kanë qenë në koordinim të plot me Prokurorin e Shtetit. I dyshuari është intervistuar në praninë e avokatit mbrojtës, ku ka pranuar veprat e kryera. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, i njëjti dërgohet në mbajtje për 48 orë. I dyshuari është i recidivist i veprave penale dhe i njohur për organet e rendit. Rasti është duke u hetuar nga hetuesit policor.

Arrestim i personit të kërkuar ka ndodhur edhe me datën 6 shtator në fshatin Bllacë të Suharekës, ku në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata, është arrestuar një mashkull kosovar  dhe i njëjti është dërgohet në vuajtje të dënimit.

Arrestime të tilla kanë vazhduar edhe me datën 3 shtator, ku në rrugën Brigada 123 në Suharekë në bazë të urdhëresës lëshuar nga  gjykata, është arrestuar një mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Prishtinës.

Gjithashtu, më 25 gusht në Suharekë, Policia e Kosovës në bazë të urdhëresë lëshuar nga Gjykata ka arrestuar një  mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje dënimit.

Ndërsa, me datën 24 gusht në fshatin Shirokë të Suharekës, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore, është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar, dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Arrestime të tilla kanë ndodhur edhe në muajin korrik, ku me datën 5 korrik, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore, është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar, dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Gjithashtu, më 4 qershor në Suharekë, Policia e Kosovës në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore, është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar, dhe i njëjti ishte dërguar në vuajtje të dënimit në qendrën e paraburgimit në Prizren.