Suharekë, arrestohet personi i kërkuar, dërgohet në vuajtje të dënimit në burgun e Prishtinës

04.09.2021

Nuk janë të rralla rastet kur personi kryen një vepër penale dhe tenton të arratiset që mos të del para drejtësisë. Së fundmi Policia e Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar në Suharekë. Arrestimi i personit të kërkuar, mashkull kosovar është kryer dje rreth orës 20:00 në rrugën Brigada 123 në Suharekë, arrestim ky […]

Suharekë, arrestohet personi i kërkuar, dërgohet në vuajtje të dënimit në burgun e Prishtinës Foto: © Hallka Marketing Agency

Nuk janë të rralla rastet kur personi kryen një vepër penale dhe tenton të arratiset që mos të del para drejtësisë.

Së fundmi Policia e Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar në Suharekë.

Arrestimi i personit të kërkuar, mashkull kosovar është kryer dje rreth orës 20:00 në rrugën Brigada 123 në Suharekë, arrestim ky në bazë të urdhëresës së Gjykatës.

I njëjti pas arrestimit është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Prishtinës.

“Rr. Brigada 123, Suharekë, 03.09.2021-20:00. Në bazë të urdhëresës lëshuar nga  gjykata, është arrestuar një  mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Prishtinës”, bënë të ditur Policia e Kosovës.