Suharekasit vazhdojnë të mbajnë armë pa leje

Nuk janë të rralla rastet kur Policia e Kosovës bastisë shtëpi të shumta për armëmbajtje pa leje.

29.11.2021 / Suhareka

Suharekasit vazhdojnë të mbajnë armë pa leje
Foto: Ilustrim

Edhe në Komunën e Suharekës ka raste të tilla, ku konfiskohen armë të ndryshme për shkak të mos posedimit të lejes për armëmbajtje.

Numri i rasteve të armëmbajtjes pa leje dhe bastisjeve për kërkim të armëve janë prezente edhe në takimet e sigurisë lokale në Komunën e Suharekës, takime këto që udhëhiqen nga nënkryetarja e Komunës, Mihrije Suka dhe përfaqësuesit e KFOR-it dhe Policisë së Kosovës.


SuharekaOnline ka mbledhur statistikat për 11 muajt e fundit për armëmbajtjet pa leje dhe bastistjet në kërkim të armëve.

Sipas këtyre të dhënave bëhet e ditur se për 11 muaj në Komunën e Suharekës kanë qenë 8 raste të armëmbajtjes pa leje, 2 raste të paautorizuar të armës dhe janë kryer dy bastistje me qëllim të kërkimit të armëve të zjarrit.

Në muajin janar ka qenë një rast i armëmbajtjes pa leje, në shkurt një rast, në mars dy raste të tilla, ndërsa në muajin prill janë kryer dy bastisje në kërkim të armëve të zjarrit dhe në maj ka qenë një rast i armëmbajtjes pa leje.

Ndërsa, në muajin qershor dhe korrik nuk është raportuar asnjë rast i armëmbajtjes pa leje, në gusht një rast i posedimit të paautorizuar i armës dhe 1 rast i armëmbajtjes pa leje.

Kurse në muajin shtatorit është raportuar për dy raste të armëmbajtjes pa leje, në tetor asnjë rast i tillë dhe në nëntor një rast i mbajtjes në kontroll i paautorizuar i armës.

MuajiNr. i rasteve të armëmbajtjes pa leje dhe
bastisjeve në kërkim të armëve në Komunën e Suharekës
Dy javët e paraDy javët e fundit
Janar 20211 i armëmbajtjes pa leje10
Shkurt 20211 i armëmbajtjes pa leje 01
Mars 20212 armëmbajtje pa leje02
Prill 20212 bastisje në kërkim të armëve të zjarrit20
Maj 20211 i armëmbajtjes pa leje10
Qershor 2021Asnjë rast00
Korrik 2021Asnjë rast00
Gusht 20211 posedim i paautorizuar i armës dhe 1 armëmbajtje pa leje11
Shtator 20212 armëmbajtjes pa leje 11
Tetor 2021Asnjë rast00
Nëntor 20211 mbajtje në kontroll i paautorizuar i armës 01
TOTAL8 raste të armëmbajtjes pa leje, 2 bastisje dhe 2 posedim i paautorizuar i armës

Mundësi e mirë pune, Fabrika e Mobileve “TE NASERI” kërkon 50 punëtorë!

Fabrika e Mobileve ”Te Naseri” e cila gjendet në Zonën Industriale në Shirokë me një eksperiencë të gjatë në prodhimin...

Lexo më shumë
KOMENTE0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *