Suharekasit renditen në vendin e 10 për numrin më të madh të martesave

07.07.2023

Në traditën popullore shqiptare martesa është një zakon gëzimi, ku çifti arrin pjekurinë për jetë, punë dhe trashëgim. Kalimi në fazën e pjekurisë për martesë apo ndryshe i quajtur iniciacioni i paraprinë fejesa si akt ceremonial, dhe që përcaktonte publikisht personat që do do kalonjnë në procesin e martesës – fillimin e jetës bashkëshortore. Në […]

Suharekasit renditen në vendin e 10 për numrin më të madh të martesave Foto: Ilustrim

Në traditën popullore shqiptare martesa është një zakon gëzimi, ku çifti arrin pjekurinë për jetë, punë dhe trashëgim.

Kalimi në fazën e pjekurisë për martesë apo ndryshe i quajtur iniciacioni i paraprinë fejesa si akt ceremonial, dhe që përcaktonte publikisht personat që do do kalonjnë në procesin e martesës – fillimin e jetës bashkëshortore.

Në Kosovë si në të gjithë botën, shumë çfite dashurinë e tyre e kurorëzojnë me martesë për të vazhduar pjesën tjetër të jetës së bashku, e për këto në vendin tonë Agjencia e Statistikave të Kosovës vazhdimisht grumbullon të dhëna për numrin e sakt ndër tjerash edhe të kurorëzimeve, të cilat i përcjellë SuharekaOnline.

Në bazë të një analize që ka bërë SuharekaOnline në të dhënat e ASK-së, figuron se gjatë vitit 2022 në Komunën e Suharekës janë regjistruar 728 kurorëzime.

Duke analizuar edhe më thellë këto statistika, figuron se në muajin gusht të vitit të kaluar janë kurorëzuar 109 çifte në Komunën e Suharekës, numër ky rekord brenda vitit 2022.

Muaji/VitiNumri i Kurorëzimeve në Komunën e Suharekës
Janar/202286
Shkurt/202276
Mars/202247
Prill/202273
Maj/202244
Qershor/202240
Korrik/202246
Gusht/2022109
Shtator/202231
Tetor/202261
Nëntor/202233
Dhjetor/202282
TOTALI:728

Pas një analize në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës rezulton se me këtë numër të kurorëzimeve, Komuna e Suharekës nga 38 komuna, është renditur e 10-ta sa i përketë numrit më të madh të kurorëzimeve gjatë vitit 2022.

Ndërsa, me 1.718 kurorëzime Komuna e Prishtinës renditet e para, duke u pasuar nga ajo e Prizrenit në të cilën brenda një viti janë regjistruar 1.537 kurorëzime, me 1.133 kurorëzime Komuna e Ferizajit renditet e treta në Kosovë, e jo shumë largë tyre, në vendin e katër për numrin më të madh të kurorëzimeve renditet Komuna e Podujevës, ku për një vit u regjistruan 1.018 kurorëzime.

KomunaNumri i kurorëzimeve gjatë vitit 2022
Prishtinë1.718
Prizren1.537
Ferizaj1.133
Podujevë1.018
Gjilan988
Gjakovë955
Pejë903
Malishevë825
Vushtrri779
Suharekë728

Ndërsa, duke i përmbledhur të gjitha komunat e vendit rezulton se gjatë vitit 2022 në Kosovë janë regjistruar 17.863 kurorëzime.