Suhareka regjistron 67 lindje gjatë muajit mars, vetëm dy u realizuan në QMKF-Suharekë

16.05.2023

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon të dhënat preliminare në baza mujore për Lindjet e regjistruara nëpër komunat e vendit. Këto të dhëna publikohen duke u bazuar në të dhëna administrative. Sipas dispozitave ligjore mbi udhëheqjen e regjistrave themeltarë për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet, rastet regjistrohen në mënyrë të obligueshme në regjistrat e […]

Suhareka regjistron 67 lindje gjatë muajit mars, vetëm dy u realizuan në QMKF-Suharekë Foto: Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon të dhënat preliminare në baza mujore për Lindjet e regjistruara nëpër komunat e vendit.

Këto të dhëna publikohen duke u bazuar në të dhëna administrative.

Sipas dispozitave ligjore mbi udhëheqjen e regjistrave themeltarë për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet, rastet regjistrohen në mënyrë të obligueshme në regjistrat e lartë-cekur, në vendin ku ka ndodhur ngjarja, pa marrë parasysh se personat me të cilët lidhet ngjarja, vendbanimin e përhershëm e kanë në atë vend, ose në ndonjë vend tjetër.

Në muajin mars janë regjistruar 2 000 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej këtyre lindjeve të regjistruara, 1 015 lindje janë meshkuj dhe 985 lindje janë femra.

Sipas të dhënave që ka siguruar SuharekaOnline, bëhet e ditur se në muajin mars 2023, në Komunën e Suharekës janë regjistruar 67 lindje, prej tyre 36 meshkuj dhe 31 femra.

Poashtu, në këto statistika bëhet e ditur se në Qendren e Mjekësisë Familjare “Rexhep Kuçi” në Suharekë janë realizuar dy lindje, një mashkull dhe një femër.