Suhareka regjistron 59 lindje në prill 2023, një u realizua në QKMF-Suharekë

19.06.2023

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon të dhënat preliminare në baza mujore për Lindjet e regjistruara nëpër komunat e vendit. Këto të dhëna publikohen duke u bazuar në të dhëna administrative. Sipas dispozitave ligjore mbi udhëheqjen e regjistrave themeltarë për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet, rastet regjistrohen në mënyrë të obligueshme në regjistrat e […]

Suhareka regjistron 59 lindje në prill 2023, një u realizua në QKMF-Suharekë Foto: Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon të dhënat preliminare në baza mujore për Lindjet e regjistruara nëpër komunat e vendit.

Këto të dhëna publikohen duke u bazuar në të dhëna administrative.

Sipas dispozitave ligjore mbi udhëheqjen e regjistrave themeltarë për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet, rastet regjistrohen në mënyrë të obligueshme në regjistrat e lartë-cekur, në vendin ku ka ndodhur ngjarja, pa marrë parasysh se personat me të cilët lidhet ngjarja, vendbanimin e përhershëm e kanë në atë vend, ose në ndonjë vend tjetër.

Në muajin prill janë regjistruar 1,915 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej këtyre lindjeve të regjistruara, 998 lindje janë meshkuj dhe 917 lindje janë femra.

Sipas të dhënave që ka siguruar SuharekaOnline, bëhet e ditur se në muajin prill 2023, në Komunën e Suharekës janë regjistruar 59 lindje, prej tyre 31 meshkuj dhe 28 femra.

Poashtu, në këto statistika bëhet e ditur se në Qendren e Mjekësisë Familjare “Rexhep Kuçi” në Suharekë është regjistruar një lindje, foshnja e cila u lind në QKMF-Suharekë ishte mashkull.

Rikujtojmë se gjatë muajit mars të këtij viti në Komunën e Suharekës janë regjistruar 67 lindje, prej tyre 36 meshkuj dhe 31 femra. Ndërsa, në Qendren e Mjekësisë Familjare “Rexhep Kuçi” në Suharekë janë realizuar dy lindje, një mashkull dhe një femër.