‘Suhareka plotë jetë’ – regjistrohen 68 foshnje këtë tetor, një lindje realizohet në Suharekë

20.12.2025

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat për muajin tetor 2025, ku Suhareka paraqitet me shifra domethënëse në fushën demografike.

Foshnjat e porsalindura sjellin gjithmonë gëzim të veçantë në familje dhe komunitet. Çdo muaj, statistikat e lindjeve tregojnë jo vetëm ritmin demografik të vendit, por edhe prirjet natyrore të shtimit të popullsisë.

Sipas raportit të ASK-së, në gjithë territorin e Kosovës gjatë muajit tetor janë regjistruar gjithsej 2,269 foshnje të lindura.

Ky numër tregon një trend pozitiv të natalitetit, ndërsa vërehet se këtë muaj kanë dominuar lindjet e meshkujve. Nga numri total i të porsalindurve, 1,163 janë meshkuj dhe 1,106 janë femra, duke konfirmuar se në shtator janë lindur më shumë djem sesa vajza.

Statistikat përfshijnë edhe të dhënat për komunat e vendit, përfshirë edhe Komunën e Suharekës. Sipas ASK-së, në këtë komunë gjatë muajit tetor 2025 janë regjistruar 68 foshnje, ndërsa një lindje është realizuar në Suharekë. Edhe në këtë komunë vihet re i njëjti trend si në nivel vendi, pasi nga 68 të porsalindurit, 30 janë meshkuj, ndërsa 38 janë femra.

Ky numër i lindjeve është i njëjtë me atë të muajit shtator, 2025, në të cilin poashtu janë regjistruar 68 fooshnje, prej tyre 35 meshkuj dhe 33 femra, ndërsa asnjë lindje nuk është realizuar në Suharekë.