Suhareka në zonën e verdhë, këto janë masat kufizuese

16.01.2021

Numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë ditëve të fundit ka shënuar ngritje të lehtë duke krahasuar me ditët e para të këtij viti. Numri i rasteve pozitive me COVID-19 javën e fundit është rritur edhe në Komunën e Suharekës, ku brenda pesë dite janë identifikuar 48 raste dhe janë regjistruar 3 viktima, shkruan […]

Suhareka në zonën e verdhë, këto janë masat kufizuese Foto: Ilustrim

Numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë ditëve të fundit ka shënuar ngritje të lehtë duke krahasuar me ditët e para të këtij viti.

Numri i rasteve pozitive me COVID-19 javën e fundit është rritur edhe në Komunën e Suharekës, ku brenda pesë dite janë identifikuar 48 raste dhe janë regjistruar 3 viktima, shkruan SuharekaOnline.

Gjatë ditës së premte, Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj në një konferencë për media ka njoftuar për lehtësimin e masave anti-COVID dhe kategorizimin e ri të komunave.

Javë më parë Komuna e Suharekës ishte renditur në zonën e gjelbër, zonë kjo me rrezikë të ulët të përhapjës së infeksionit me COVID-19, por rritja e numrit të të infektuarve ka ndikuar që Komuna e Suharekës të kthehet përsëri në zonën e verdhë, zonë kjo me rrezikshmëri të mesme të përhapjës së infeksionit me COVID-19.

Nga dita e premte Komuna e Suharekës është pjesë e zonës së verdhë, në të cilën do të vazhojë deri në një vendim tjetër të ministrisë së Shëndetësisë.

Masat kufizuese të cilat vlejnë për Komunën e Suharekës janë këto:

-Operatoret ekonomik lejohen të punojnë nga 05:00-22:00;

-Qendrat tregtare lejohen të punojnë nga 05:00-22:00;

– Shërbimet e hotelerisë dhe gastronomisë lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në ora 22:00, ndërkaq pas orës 22:00 punojnë me shërbim “merr me vete” dhe “porosi me dërgesë”;

-Të gjitha institucionet publike dhe private këshillohet të reduktojnë stafin bazuar në specifikat e tyre dhe “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”;

-Transporti publik lejohet të punojë duke shfrytëzuar deri në 50% të kapaciteteve, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”;

-Taksitë lejohen të punojnë me një (1) pasagjer prapa ose tre (3) nëse janë anëtarë të familjes, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”;

– Institucioneve vartëse të MKRS dhe komunave (siç janë teatrot, bibliotekat, filarmonia, galeritë, ansamblet, baleti, kinematë, qendrat rinore, muzetë, qendrat e kulturës me grupe dhe të ngjashme), lejohet të punojnë vetëm deri në orën 22:00 duke shfrytëzuar deri në 40% të hapësirës/sipërfaqeve të objekteve përkatëse për të gjitha aktivitet (si në shfaqje ashtu edhe në ushtrime), duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”,

-Lejohen aktivitetet sportive në hapësira të mbyllura dhe të hapura, ku gjatë stërvitjeve në hapësirat e mbyllura mund të marrin pjesë deri në 20 persona, ndërsa gjatë garave deri ne 50 persona, gjithmonë bazuar në protokolle vendore dhe ndërkombëtare sportive, si dhe duke u bazuar në “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”,

-Lejohen fitneset dhe pishinat e mbyllura për aktivitete individuale rekreative duke shfrytëzuar deri në 40% të hapësirave/sipërfaqeve, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”.

-Pavarësisht pikave 36.7, 36.8 dhe 36.9 më lartë, autorizohet Ministria e Shëndetësisë që bazuar në rekomandimet e IKSHP-së të nxjerrë vendime operacionale të ndalojë këto aktivitete.

Ndryshe, gjatë ditës së premte në Komunën e Suharekës janë identifikuar 15 raste të reja me COVID-19, të cilat janë nga këto vendbanime: Bllacë (1), Bukosh (1), Gjinoc (1), Greikoc (1), Mushtisht (1), Peqan (1), Samadrexhë (2), Savrovë (1), Sopijë (3), Studenqan (1) dhe Suharekë (2).