Suhareka në numra – 59 lindje, 15 vdekje, 54 kurorëzime dhe 7 shkurorëzime gjatë muajit prill

22.06.2023

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat preliminare në baza mujore për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet për muajin prill 2023. Këto të dhëna publikohen duke u bazuar në të dhëna administrative. Sipas dispozitave ligjore mbi udhëheqjen e regjistrave themeltarë për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet, rastet regjistrohen në mënyrë të obligueshme […]

Suhareka në numra – 59 lindje, 15 vdekje, 54 kurorëzime dhe 7 shkurorëzime gjatë muajit prill Foto: Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat preliminare në baza mujore për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet për muajin prill 2023.

Këto të dhëna publikohen duke u bazuar në të dhëna administrative.

Sipas dispozitave ligjore mbi udhëheqjen e regjistrave themeltarë për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet, rastet regjistrohen në mënyrë të obligueshme në regjistrat e lartë-cekur, në vendin ku ka ndodhur ngjarja, pa marrë parasysh se personat me të cilët lidhet ngjarja, vendbanimin e përhershëm e kanë në atë vend, ose në ndonjë vend tjetër.

Në muajin prill janë regjistruar 1,915 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej këtyre lindjeve të regjistruara, 998 lindje janë meshkuj dhe 917 lindje janë femra.

Ndërsa, në Komunën e Suharekës sipas të dhënave që posedon SuharekaOnline gjatë muajit prill të vitit 2023, janë regjistruar 59, prej tyre 31 meshkuj dhe 28 femra.

Ndërsa, janë regjistruar gjithsej 818 vdekje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej vdekjeve të regjistruara, 436 janë meshkuj dhe 382 janë femra.

Duke u bazuar në të dhënat e ASK-së bëhet e ditur se në Komunën e Suharekës gjatë muajit prill të këtij viti janë regjistruar gjithsej 15 vdekje, prej tyre 10 meshkuj dhe 5 femra.

Në muajin prill 2023 janë regjistruar gjithsej 1192 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës), kurse shkurorëzime janë regjistruar 124 raste.

Në bazë të statistikave që ka siguruar SuharekaOnline bëhet e ditur se në muajin prill në Komunën e Suharekës janë kurorëzuar 54 çfite, ndërsa janë regjistruar 7 shkurorëzime.