Suhareka i bënë të gjitha përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor
Ndërsa gjatë ditës së sotme Task Forca e Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA) në Komunën e Suharekës janë takuar për fillimin e vitit të ri shkollor. Komuna e Suharekës, përkatësisht Drejtoria e Komunale e Arsimit, në kuadër të përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor, sot ka ftuar Task Forcën në takim ku janë […]
Ndërsa gjatë ditës së sotme Task Forca e Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA) në Komunën e Suharekës janë takuar për fillimin e vitit të ri shkollor.
Komuna e Suharekës, përkatësisht Drejtoria e Komunale e Arsimit, në kuadër të përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor, sot ka ftuar Task Forcën në takim ku janë diskutuar disa tema.
Temat që u diskutuan në këtë takim ishin: Përgatitjet për fillim të vitit shkollor, kushtet higjienike, masat për COVID-19; Organizimi i mësimit sipas udhëzimit të MASHT-it; Zëvendesimi i punëtorëve me sëmundje kronike dhe i shtatzënave.
Drejtori i Arsimit në Suharekë, Remzi Bajselmani, kryesues i këtij takimi ka theksuar se Komuna e Suharekës ka bërë të gjitha përgatitjet dhe ka marrë të gjitha masat e duhura për fillimin e vitit të ri shkollor.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës është duke e mbajtur mbledhjen e radhës, ku edhe pritet që të miratohen masat e reja kundër COVID-19, ku parashihet fillimi i procesit mësimor me prezencë fizike.