Statistikat e Arsimit 2021/2022 në Suharekë, ky është numri i nxënësve dhe i mësimdhënësve

10.06.2022

Ky publikim ofron informata statistikore për parashkollorë, arsimin fillor dhe të mesëm të ulët, arsimin e mesëm të lartë, arsimin special, si dhe informata statistikore për arsimin universitar për sektorin publik dhe privat. Sipas rezultateve të dala nga ky publikim del se numri i fëmijëve në arsimin parashkollor ka qenë 115, 70 prej tyre meshkuj dhe […]

Statistikat e Arsimit 2021/2022 në Suharekë, ky është numri i nxënësve dhe i mësimdhënësve Foto: Ilustrim

Ky publikim ofron informata statistikore për parashkollorë, arsimin fillor dhe të mesëm të ulët, arsimin e mesëm të lartë, arsimin special, si dhe informata statistikore për arsimin universitar për sektorin publik dhe privat.

Sipas rezultateve të dala nga ky publikim del se numri i fëmijëve në arsimin parashkollor ka qenë 115, 70 prej tyre meshkuj dhe 45 femra.

Në këtë nivel të arsimit përfshihen fëmijët e grupmoshave nga 0 deri në <5 vjeç.

SuharekëMeshkujFemraGjithsej
7045115
Numri i fëmijëve në arsimin parashkollor në Komunën e Suharekës për vitin shkollor 2021/2022

Numri i fëmijëve në arsimin parafillor në Komunën e Suharekës

Në këtë nivel të arsimit përfshihen fëmijet e moshës 5<6 vjeç dhe është i organizuar në çerdhe dhe në objektet e shkollave fillore dhe të mesme të ulëta.

Sipas këtyre statistikave, bëhet e ditur se numri i fëmijëve në arsimin parafillor (5 – <6 vjeç) në Komunën e Suharekës ka qenë 614, 318 prej tyre meshkuj dhe 296 femra.

SuharekëMeshkujFemraGjithsej
318296614
Numri i fëmijëve në arsimin parafillor (5 – <6 vjeç) në Komunën e Suharekës për vitin shkollor 2021/2022

Numri i nxënësve në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët

Ky nivel i arsimit përfshin arsimin e obliguar 9-të vjeçar që korespondon me nivelet 1 dhe 2 të SNKA-së.

Sipas këtyre statistikave, bëhet e ditur se numri i nxënësve në arsimin fillor dhe të mesme të ulët në Komunën e Suharekës ishte 6,945, 3,709 prej tyre meshkuj dhe 3,236 femra.

SuharekëMeshkujFemraGjithsej
3,7093,2366,945
Numri i nxënësve në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët në Komunën e Suharekës për vitin shkollor 2021/2022

Nxënësit në arsimin e mesëm të lartë

Niveli i arsimit të mesëm të lartë përfshin nivelin tre (3 ) sipas SNKA-së dhe organizohet në gjimnaze dhe shkolla profesionale.

Sipas statistikave të ASK-së, bëhet e ditur se numri i nxënësve në arsimin e mesëm të lartë në Komunën e Suharekës për vitin shkollor 2021/2022 ishte 2,008, prej tyre 1,014 meshkuj dhe 994 femra.

SuharekëMeshkujFemraGjithsej
1,0149942,008
Numri i nxënësve në arsimin e mesëm të lartë në Komunën e Suharekës për vitin shkollor 2021/2022

Numri i nxënësve nga Komuna e Suharekës në institucionet paruniversitare në të gjitha nivelet

Numri i nxënësve sipas gjinisë në komunën e Suharekës, në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar.

Sipas statistikave të ASK-së, bëhet e ditur se numri i nxënësve në institucionet paruniversitare në të gjitha nivelet për 2021/2022 ka qenë 9,682, prej tyre 5,111 meshkuj dhe 4,571 femra.

SuharekëMeshkujFemraGjithsej
5,1114,5719,682
Numri i nxënësve nga Komuna e Suharekës në institucionet paruniversitare në të gjitha nivelet

Ndërkaq, sa i përket numrit të mësimdhënësve në Komunën e Suharekës janë 781, prej tyre 325 meshkuj dhe 456 femra.

Mësimdhënësit sipas niveleve në Komunën e Suharekës:
Parashkollor: 13 mësimdhënës, të gjitha femra;
Parafillor dhe i mesëm i ulët: 600 mësimdhënës, 225 prej tyre meshkuj dhe 365 femra;
I mesëm i lartë: 168 mësimdhënës, 90 prej tyre meshkuj dhe 78 femra.

statistikat-e-arsimit-2021-2022