Sot shënohet 13 Qershori, Dita e Çlirimit të Suharekës

13.06.2022

Në këtë ditë të shënuar do të përkujtohen dëshmorët, martirët dhe të gjitha ata që kontribuan për lirinë e vendit. Aktivitet fillojnë nga ora 10:00 deri në 11:30 do të bëhen homahze te parku i dëshmorëve, përmendoret e heronjve Besim Ndreca, Fadil Vata, përmendorja e dëshmorit Kenan Halimi, përmendorja e Viktimave Civile, te shtatorja dhe […]

Sot shënohet 13 Qershori, Dita e Çlirimit të Suharekës Foto: Ilustrim

Në këtë ditë të shënuar do të përkujtohen dëshmorët, martirët dhe të gjitha ata që kontribuan për lirinë e vendit.

Aktivitet fillojnë nga ora 10:00 deri në 11:30 do të bëhen homahze te parku i dëshmorëve, përmendoret e heronjve Besim Ndreca, Fadil Vata, përmendorja e dëshmorit Kenan Halimi, përmendorja e Viktimave Civile, te shtatorja dhe varri i Ukët Bytyçit në Semetisht, pllaka përkujtimore e gazetarëve gjermanë në Qafë të Duhlës dhe varrezet e dëshmorëve në Grejçevc.

Ndërsa, nga ora 12:00 deri në 13:00 do të mbahet akademia solemne te Palestra Sportive “13 Qershori” në Suharekë.

Nga ora 18:30 deri në 19:00 do të mbahet defileu i veteranëve të UÇK-së, nga komuna deri te sheshi i qytetit.

Në fund nga ora 19:00 deri në 20:30 mbahet koncerti festiv te sheshi i qytetit.

Kryetari Muharremaj i fton të gjithë qytetarët e komunës së Suharekës të marrin pjesë në kremtimin e kësaj dite.