Sot mbahet mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi- Suharekë, ky është rendi i ditës
14.12.2022
Komuna e Suharekës gjatë ditës së mërkurë do të mbajë mbledhjen e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi. Sot gjatë ditës së mërkurë në ora 10:00 Komuna e Suharekës do të mbajë mbledhjen e radhës të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, raporton SuharekaOnline. Sipas një njoftimi nga komuna bëhet e ditur se do të […]
Komuna e Suharekës gjatë ditës së mërkurë do të mbajë mbledhjen e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi.
Sot gjatë ditës së mërkurë në ora 10:00 Komuna e Suharekës do të mbajë mbledhjen e radhës të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, raporton SuharekaOnline.
Sipas një njoftimi nga komuna bëhet e ditur se do të diskutohen 4 pika të cilat janë përfshirë në rendin e ditës dhe ato janë:
- Miratimi i proces verbalit nga mbledhja e kaluar
- Vetëdijësimi për rrezikun e përdorimit të mjeteve piroteknike
- Identifikimi i vendeve ku dyshohet se të rinjët tonë përdorin substanca narkotike
- Komunikimi i drejtpërdrejtë me qytetarët nga ana e policisë në komunitet