Kolgeci: Lejimi i lëvizjes në të dy drejtimet e sheshit i ngulfat bizneset edhe më shumë

16.06.2021

Me vendim të Komunës së Suharekës sot është lejuar qarkullimi i veturave në të dy drejtimet në “Sheshin e Qytetit” në Suharekë, kjo të paktën gjatë sezonit veror. Por ky vendim sipas anëtarit të kryesisë së LDK’s në Suharekë, Selman Kolgeci e minon qëllimin dhe funksionin e sheshit dhe i ngulfat bizneset e asaj pjese […]

Kolgeci: Lejimi i lëvizjes në të dy drejtimet e sheshit i ngulfat bizneset edhe më shumë Foto: Ilustrim

Me vendim të Komunës së Suharekës sot është lejuar qarkullimi i veturave në të dy drejtimet në “Sheshin e Qytetit” në Suharekë, kjo të paktën gjatë sezonit veror.

Por ky vendim sipas anëtarit të kryesisë së LDK’s në Suharekë, Selman Kolgeci e minon qëllimin dhe funksionin e sheshit dhe i ngulfat bizneset e asaj pjese edhe më shumë.

“Edhe sa akrobacione tjera do t’i bëni në shesh për të na mashtruar se kinse keni bërë diçka? Të ndodhur në siklet me zgjidhjen që e kanë bërë me PËRSHESHIN, për të u arsyetuar para mërgimtarëve tanë, sot, paska vendosur që ta lejoj qarkullimin e automjetëve në dy drejtime! Vendim ky që e minon qëllimin dhe funksionin e Sheshit!

Bizneset që operojnë në atë pjesë të Suharekës edhe ashtu të dëmtuar, tashmë janë të pa fuqishëm që ta zhbëjnë këtë veprim të pa përgjegjshëm të kësaj qeverie lokale të pa përgjegjshme, ky veprim i ngulfatë akoma më shumë bizneset sepse po i’a merr edhe ato pak parkingje të cilat u ndërtuan në kundërshtim me projektin (pa miratimin e projektantit dhe në kundërshtim me detyrën projektuese).

Në fillim kemi reaguar se ky shesh po bëhet “përshesh”, përpos që ky investim dyshohet se është korruptiv i njejti si i tillë nuk p’o arrinë as funksionin e as qëllimin!Siç edhe kemi thënë tani edhe p’o dëshmohet që sheshi i nisur po na del rrugë me trotuare të zgjeruara.

Vendimet e pa matura e të pa analizuara nga “expertët” e lëmive përkatëse dërgojnë në dështime të tilla që përpos se dalin në dëme të bizneseve e komunitetit ato dalin edhe qesharake dhe të bezdishme!

PSE NUK E KENI NDËRTUAR SHESHIN SIPAS VARIANTIT TË PARË (FUNKSIONAL) I CILI ISHTE I PRANUESHËM NGA TË GJITHË DHE PËRGJYSMË MË PAK DO TË KUSHTONTE NDËRTIMI I TIJ?!” thuhet në reagimin e Kolgecit.