Si dhe ku do t’i shpenzoj Komuna e Suharekës paratë e planifikuara për Bujqësinë

22.06.2023

Instituti GAP ka mbledhur të dhëna pothuajse për të gjitha komunat e Kosovës, në të cilat janë paraqitur vlerat të cilat janë parashikuar se sa dhe ku do të shpenzohen paratë e ndara për vitin 2023. Në këto të dhëna figuron se Komuna e Suharekës e cila në total ka 19.8 milionë euro buxhet për […]

Si dhe ku do t’i shpenzoj Komuna e Suharekës paratë e planifikuara për Bujqësinë Foto: Ilustrim

Instituti GAP ka mbledhur të dhëna pothuajse për të gjitha komunat e Kosovës, në të cilat janë paraqitur vlerat të cilat janë parashikuar se sa dhe ku do të shpenzohen paratë e ndara për vitin 2023.

Në këto të dhëna figuron se Komuna e Suharekës e cila në total ka 19.8 milionë euro buxhet për vitin 2023, ka parashikuar që buxhetin e saj ta shpenzoj 9,098,161.92 euro apo 45.93% për paga dhe mëditje, 6,043,331.00 apo 30.51% euro janë parashikuar të shpenzohen për shpenzime kapitale, 3,184,213.00 euro apo 16.08% janë parashikuar që të shpenzohen për mallra dhe shërbime, për subvensione dhe transfere Komuna e Suharekës ka parashikuar që të shpenzoj 930,000.00 euro dhe për shpenzime komunale këtë vit komuna ka parashikuar të shpenzoj 551,919.00 euro apo 2.79% të buxhetit total, shkruan SuharekaOnline.

Suharekë

Paga dhe Mëditje9,098,161.92 €45.93%
Shpenzime Kapitale6,043,331.00 €30.51%
Mallra dhe Shërbime3,184,213.00 €16.08%
Subvencione dhe Transfere930,000.00 €4.70%
Shpenzime Komunale551,919.00 €2.79%

Nga të dhënat që posedon SuharekaOnline bëhet e ditur se 6,043,331.00 euro janë parashikuar që të shpenzohen vetëm për shpenzime kapitale në të cilat hyjnë: Infrastruktura Rrugore – Suharekë ku do të shpenzohen 3,457,331.00 euro apo 57.21% e buxhetit, Bujqësi ku parashihet të shpenzohen 681,00.00 euro apo 11.27% e buxhetit, Administrata-Suharekë ku janë parashikuar të shpenzohen 505,000.00 euro apo 8.36% e buxhetit totale, Shërbimet Kulturore 400,000.00 euro apo 6.62% e buxhetit, Shërbimet e Shëndetësisë Primare ku janë parashikuar të shpezohen 380,000.00 euro apo 6.29%, Planifikimi Urban dhe Inspeksioni ku pritet të shpenzohen 360,000.00 euro apo 5.96%, Buxhetimi ku janë parashikuar të shpenzohen 140,000.00 euro apo 2.32% e buxhetit dhe Arsimi fillor, i mesëm dhe i ulët ku janë parashikuar të shpenzohen 120,000.00 euro apo 1.99% e buxhetit.

Shpenzime Kapitale


Para të planifkiuara për shpenzime kapitale
Përqindja e parave të planifikiuara për shpenzime kapitale
Infrastruktura Rrugore – Suharekë3,457,331.00 €57.21%
Bujqësi – Suharekë681,000.00 €11.27%
Administrata – Suharekë505,000.00 €8.36%
Shërbimet Kulturore400,000.00 €6.62%
Shërbimet e shëndetësisë primare380,000.00 €6.29%
Planifikimi Urban dhe Inspeksioni360,000.00 €5.96%
Buxhetimi140,000.00 €2.32%
Arsimi fillor, i mesëm i ulët120,000.00 €1.99%

Duke analizuar të dhënat e GAP-it bëhet e ditur edhe arsyeja se ku dhe si do të shpenzohen parat e destinuara për Bujqësinë në Suharekë vlera e të cilave është 681,000.00 euro apo shprehur në përqindje, 11.27%.

Sipas GAP, Komuna e Suharekës nga kjo vlerë ka paraparë që 120,000.00 euro apo 17.62% të shpenzoj për ‘Ndërtimin  e infrastrukturës rrugore në Bujqësi dhe Pylltari në Suharekë, 70,000.00 euro apo 10.28% do të shpenzohen për ‘Ndërtimin e vendit të kampingjeve turistike në Mushtisht dhe shtigjet e ecjes, 50,000.00 apo 7.34% euro janë planifikuar që të shpenzohen për ‘Ndërtimin e sistemit të ujitjes për tokat bujqësore në Samadrexhë, Studenqan dhe Reshtan’, 41,000.00 euro apo 6.02% do të shpenzohen për ‘Ndërtimin e infrastrukturës për turizem në bjeshkën e Vraniqit’ dhe pjesa më e madhe e buxhetit në vlerë prej 400,000.00 euro apo 58.74% do të shpenzohet në projektet në bashkëfinancim.

Më poshtë SuharekaOnline ka punuar një tabelë në të cilën janë paraqitur të gjitha projektet të cilat pritet që të realizohen gjatë vitit 2023.

Bujqësia-SuharekëPara të planifkiuara për bujqësiPërqindja e parave të planifikuara për bujqësi
Projektet në bashkëfinancim400,000.00 euro 58.74%
Ndërtimi i infrastrukturës rrugore në Bujqësi dhe Pylltari në Suharekë120,000.00 euro17.62%
Ndërtimi i vendit të kampingjeve turistike në Mushtisht dhe shtigjet e ecjes70,000.00 euro 10.28%
Ndërtimi i sistemit të ujitjes për tokat bujqësore në Samadrexhë, Studenqan dhe Reshtan50,000.00 euro7.34%
Ndërtimi i infrastrukturës për turizem në bjeshkën e Vraniqit41,000.00 euro6.02%