Shuarja e zjarrëve, në 3 muajt e parë këtij viti zjarrfikësit e Suharekës intervenuan vetëm në një rast

12.07.2023

Komuna e Suharekës ka publikuar raportin tre mujor të punës së Kryetarit të Komunës, Bali Muharremaj dhe drejtorive komunale. Në këtë raport janë paraqitur edhe punët e Drejtorisë së Shërbimeve Publike, ku hynë edhe aktivitetet e zjarrfikësve të Suharekës. Nga ky raport bëhet e ditur se gjatë tre muajve të parë të vitit 2023, drejtoria […]

Shuarja e zjarrëve, në 3 muajt e parë këtij viti zjarrfikësit e Suharekës intervenuan vetëm në një rast Foto: Ilustrim

Komuna e Suharekës ka publikuar raportin tre mujor të punës së Kryetarit të Komunës, Bali Muharremaj dhe drejtorive komunale.

Në këtë raport janë paraqitur edhe punët e Drejtorisë së Shërbimeve Publike, ku hynë edhe aktivitetet e zjarrfikësve të Suharekës.

Nga ky raport bëhet e ditur se gjatë tre muajve të parë të vitit 2023, drejtoria për shërbime publike ka bërë 17 inspektime, ku prej tyre 15 ishin në sektorin privat dhe dy të tjera në sektorin publik.

“Gjatë kësaj periudhe kohore Janar-Mars 2023 kemi bërë inspektime të objekteve në teren sipas
planit të punës, inspektime të rregullta dhe ato kontrolluese mbi masat parandaluese te mbrojtjes
nga zjarri.

Kemi bërë edhe një inspektim të të gjitha objekteve shkollore mbi gjendjen e mbojtjes
nga zjarri,mbi paisjet për fikjenn e zjarrit, sistemin e ngrohjes (kalldaja),parregullsite dhe rreziqet nga zjarri në objektet shkollore.

Përveq objekteve shkollore, është bërë edhe një mbikqyrje e
objekteve të administratës publike dhe qendrave të shëndetësisë familjare, të cilat janë pajisur
me aparate të reja zjarrëfikëse dhe hidrantë, nëpër ato vende ku ka pasë mungesë të tyre, apo nuk
kanë qenë me standarte.” thuhet në raport.

Poashtu nga kjo drejtori janë dhënë statistika të sakta për aktivitetet e kryera gjatë këtyre tre muajve (janar-mars 2023).

SuharekaOnline ka punuar një tabelë ku janë paraqitur aktivitetet dhe numri i aktiviteteve nga Inspektori i preventives së zjarrit.

AktivitetetNumri i aktiviteteve
Inspektime të rregullta17
Në sektorin Publik2
Në sektorin Privat15
Inspektime kontrolluese12
Masa të shqiptuara58
Pëlqime në dok.inv.teknik5
Dalje në vendngjarje me rastin e zjarreve1
Raporte e shkresa tjera5
Raport me rastin erërave të forta në disa fshatra të Suharekës1

Ndërsa, me rritjen e temperaturave ditëve të fundit, Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka apeluar të gjithë qytetarët e Komunës së Suharekës që të kenë kujdes dhe të mos ndezin zjarre në ambiente të hapura, pasiqë kjo mund të shkaktojë dëme të mëdha.

Rikujtojmë se në verën e vitit 2022, shumë fshatra të Komunës së Suharekës si: Mushtishti, Gjinoci, Vraniqi, Bukoshi e të tjerë ishin përballur me zjarre të cilat kishin shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, ku edhe kanë rrezikuar jetën e njerëzve.