Shtëpi, para të gatshme, mal, veturë… – pasuria e deputetit Zyba që e deklaroi në AKK

15.06.2022

Deputeti Zyba ka deklaruar se pasuria e tij e paluajtshme kap shifrën e 239 mijë eurove. Ai ka deklaruar një shtëpi në vlerë prej 30 mijë eurosh, truall në vlerë prej 54 mijë euro, tokë në vlerë prej 120 mijë euro dhe mal në vlerën prej 35 mijë euro. Të gjitha këto, ai ka deklaruar […]

Shtëpi, para të gatshme, mal, veturë… – pasuria e deputetit Zyba që e deklaroi në AKK Foto: Ilustrim

Deputeti Zyba ka deklaruar se pasuria e tij e paluajtshme kap shifrën e 239 mijë eurove.

Ai ka deklaruar një shtëpi në vlerë prej 30 mijë eurosh, truall në vlerë prej 54 mijë euro, tokë në vlerë prej 120 mijë euro dhe mal në vlerën prej 35 mijë euro.

Të gjitha këto, ai ka deklaruar se janë nga trashërgimitë, ndërkaq pronësia është e përbashkët.

Po ashtu deputeti Salih Zyba ka deklaruar pasuri të luajtshme, një veturë e cila kap shifrën prej 9 mijë e 640 eurove, ku prejardhja është nga të hyrat familjare, pronësia e përbashkët.

I njëjti ka deklaruar se posedon edhe para të gatshme të mbajtura në institucione financiare. Në një institucion financiar ka deklaruar se ka 985 Euro para të gatshme, pronësia e tij, kurse 604 Euro në pronësi të bashkëshortes.

Ndërsa sa i përket të hyrave, ai ka deklaruar se të hyra vjetore ka nga paga, nga Kuvendi i Kosovës në shumën prej 21,604 euro, nga shpenzime tjera zyrtare nga Kuvendi i Kosovës në shumën prej 117 euro si dhe tërheqja e shumës prej 10% në Trustin Pensional në shumën prej 1,675.33 euro.

Ai në deklarimin e tij në AKK, ka bërë të ditur se të hyra vjetore ka edhe bashkëshortja e tij, të hyra këto nga BKS në shumën prej 3,467 Euro, nga masa 3.5 e Ministrisë së Financave në shumën prej 20 euro si dhe tërheqja e 10% nga Trusti në shumë prej 565.78 euro.

Salih-Zyba