Raportimi i Shefit të AKI në Komision, Deputeti Zyba: Nuk ka diçka për media

21.02.2024

Zëvendëskryetari i Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës, Salih Zyba, nuk ka dhënë shumë detaje se për çfarë është diskutuar në takim me drejtorin e AKI-së, Petrit Ajeti.

Raportimi i Shefit të AKI në Komision, Deputeti Zyba: Nuk ka diçka për media Foto: Ilustrim

“Nuk ka diçka të veçantë, diçka për të thënë për media. Nga kjo përballje nuk ka asgjë për të ndarë me media e as me publikun diçka, është çështje e konsumuar”, tha Zyba.

E i pyetur për situatën në veri, Zyba nuk deshi të deklarohej duke e quajtur vetën jokompetentë.

“Unë nuk jam kompetent për t’u përgjigjur për këtë por sigurisht që kjo ka qenë komunikim edhe me faktorin ndërkombëtar se nuk është shqetësim vetëm i joni dhe i qytetarëve por ky është shqetësim edhe i vendeve fqinje për të cilat është aludu. Por rreziku prej Serbisë është permanent çdo here”, tha Zyba.