Shtatë çifte shkurorëzohen në Suharekë gjatë muajit prill, kurorëzohen 54 të tjera

21.06.2023

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon të dhënat preliminarenë baza mujore ndër tjerash edhe për Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet për muajin prill 2023. Këto të dhëna publikohen duke u bazuar në të dhëna administrative. Në muajin prill 2023 janë regjistruar gjithsej 1,192 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës), kurse shkurorëzime janë regjistruar 124 raste. Ndërsa, poashtu […]

Shtatë çifte shkurorëzohen në Suharekë gjatë muajit prill, kurorëzohen 54 të tjera Foto: Mature man holding wedding ring, close up

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon të dhënat preliminarenë baza mujore ndër tjerash edhe për Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet për muajin prill 2023.

Këto të dhëna publikohen duke u bazuar në të dhëna administrative.

Në muajin prill 2023 janë regjistruar gjithsej 1,192 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës), kurse shkurorëzime janë regjistruar 124 raste.

Ndërsa, poashtu në të dhënat e ASK-së bëhet e ditur se në Komunën e Suharekës gjatë muajit prill 2023 janë regjistruar gjithsej 54 kurorëzime.

Poashtu, në të dhënat e ASK-së figuron edhe numri i shkurorëzimeve, ku bëhet e ditur se në prill 2023 në tërë Kosovën janë shkurorëzuar 124 çifte, prej tyre 7 janë regjistruar në Komunën e Suharekës.