Shkëlqejnë emrat e dëshmorëve në lapidarin e ri në Sllapuzhan, të mërkurën bëhet përurimi
Sot pas më shumë se një viti, lapidari që bart të gdhendur emrat e tre dëshmorëve dhe 10 martirëve të fshatit Sllapuzhan, ka marr formën dhe bënë hije në qendër të këtij fshati. Asokohe në një prononcim për redaksinë e SuharekaOnline, kryetari Muharremaj kishte thënë se këto projekte bëhen me qëllim që vlera e luftës dhe e […]
Sot pas më shumë se një viti, lapidari që bart të gdhendur emrat e tre dëshmorëve dhe 10 martirëve të fshatit Sllapuzhan, ka marr formën dhe bënë hije në qendër të këtij fshati.
Asokohe në një prononcim për redaksinë e SuharekaOnline, kryetari Muharremaj kishte thënë se këto projekte bëhen me qëllim që vlera e luftës dhe e dëshmorëve të mos harrohet asnjëherë dhe tu tregohet gjeneratës së re se falë tyre ne e gëzojmë lirinë.
Vlera investime e këtij projekti kap vlerën rreth 45 mijë euro dhe është investim i Komunës së Suharekës dhe krahas lapidarit janë vendosur edhe ulëse për pushim dhe shporta të mbeturinave.
Përurimi i tij bëhet të mërkurën duke filluar nga ora 11:00 me pjesmarrjen e strukturave komunale, ish-eprorëve të UÇK-së, miqve dhe familjarëve të Dëshmorëve dhe Martirëve të Kombit.