Shënohet 28 Nëntori në Bibliotekën “Hajdin Berisha”, sot organizohet orë letrare

26.11.2025

Biblioteka e qytetit të Suharekës, “Hajdin Berisha”, në bashkëpunim me Shoqatën për Art dhe Kulturë “Elena Gjika – Dora d’Istria”, organizon një orë letrare për nder të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit.

Ngjarja do të mbahet sot ( e mërkurë) në ora 13:00 në ambientet e bibliotekës dhe është e hapur për të gjithë qytetarët e interesuar për artin dhe kulturën.

Ky aktivitet ka për qëllim promovimin e letërsisë, kulturës kombëtare dhe vlerave historike të shqiptarëve, duke shënuar një datë të rëndësishme për identitetin kombëtar.

Organizatorët ftojnë qytetarët që të marrin pjesë dhe të bashkohen në këtë aktivitet kulturor, duke shijuar një pasdite me letërsi dhe reflektime mbi historinë dhe flamurin tonë.