Bizneset Vende Pune Ofertat

“Sen s’ke bë”, doktoresha e cila u sulmua nga vajza e pacientës në QKMF-Suharekë tregon se si ndodhi rasti

“Sen s’ke bë”, doktoresha e cila u sulmua nga vajza e pacientës në QKMF-Suharekë tregon se si ndodhi rasti

11.08.2023 Suharekë

New Born Master

Kualifikohu për KODIN 95 në Maribor-Slloveni për kategorinë C, CE, D!

Në mbrëmjen e së enjtës SuharekaOnline, raportoi eksluzivisht për një sulm fizik ndaj një doktoreshe, i cili ndodhi në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Rexhep Kuçi” në Suharekë.

Sipas burimeve të redaksisë thuhej se në mbrëmjen e së enjëtes është sulmuar fizikisht një doktoreshë K.B (emër i njohur për redaksinë) në QKMF-Suharekë, e cila ishte në orarin e punës.

Lidhur me rastin, SuharekaOnline fillimisht ka kontaktuar me Policinë e Suharekës, ku edhe e kanë konfirmuar rastin në fjalë.

“Po rasti ka ndodhur dje, gjatë mbrëmjes në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë, ku një femër e rritur ka sulmuar fizikisht mjeken në detyrë. Viktima (doktoresha) nuk ka pësuar lëndime trupore, mirëpo rasti në polici është iniciuar si “sulm” dhe i njëjti është duke u hetuar nga njësitet kompetente të PK-së” thuhet nga Policia e Kosovës në Suharekë.

Tutje, për këtë rast, SuharekaOnline ka arritur që të kontaktojë edhe me doktoreshën K.B, e cila u sulmua fizikisht në vendin e saj të punës, derisa ishte në detyrë.

K.B për SuharekaOnline ka konfirmuar se ajo është sulmuar derisa ishte duke trajtuar një paciente e cila nuk ishte rast urgjent.

“Sulmi ka ndodhur dje, rreth orës 19:35, një vajzë e moshës 23-24 vjeçare, pasi i kam kontrolluar nënën e saj dhe pasi i kam shënuar terapinë e nevojshme, fillimisht më ka thënë “sen s’ke bë”, e ka pas për terapinë e cila përmbante ineksione kundër dhimbjes dhe skuqjes së fytit, pra rasti nuk ka qenë urgjent. Pas kësaj unë e kam marr terapinë dhe kam dal që ta shënoj si terapi të refuzuar nga pacientja, se e kemi për detyrë me i shënu edhe refuzimet” ka deklaruar K.B.

Ajo poashtu, ka rrëfyer edhe momentin e sulmit.

“Pastaj kur kam dal në koridor, vajza e pacientës, më ka kap për krahu, më ka marr me dhunë letrën e cila përmbante terapinë dhe më ka shtyrë me aq sa ka pas fuqi, mirëpo, fatmirësisht nuk kam pësuar lëndime trupore, përveç që më ka bërë të ndihem keq në anën psikologjike, sepse është shumë e rëndë që të shërbesh tërë ditën dhe në fund të keq trajtohesh në vendin e punës” ka thënë tutje, viktima K.B.

Ajo poashtu, është shprehur se është mjeke e përgjithshme në QKMF-Suharekë dhe dje gjatë gjithë ditës me pacientët që ka trajtuar ka qenë mirë e poashtu shton se pacientët e kanë falenderuar për shërbimin dhe sjelljet e saj.

“Unë jam mjeke e përgjithshme, edhe dje gjatë gjithë ditës kam kaluar shumë mirë me pacientët që i kam trajtu, madje shumica prej tyre më kanë falenderuar për sjelljet edhe shërbimet, unë mundohen gjithmonë të sillem mirë, sepse jam mjeke e re këtu dhe normalisht që kam durim, por vajza ishte tip që kishte sjellje jo të mira dhe reagoi në atë mënyrë, është rast për keqardhje” ka përfunduar ajo.

Pas këtij rasti K.B (doktoreshë në QKMF-Suharekë) thotë se nuk është ndjerë mirë dhe është detyruar ta ndërpresë punën.

Reklama R-Sharm Reklama/Shtyp Rr. Brigada 123, Shirokë - Suharekë,
Kosovë
Theranda Basket OJQ Sport Rr Brigada 123,
Kosovë
FURRA PIZZERIA KOSOVARJA2 Gastronomi Rr.Xhavit Syla Suharek,
Kosovë
Nails by Teuta Tjera Rr. Brigada 123, Sheshi, Suharekë,
Kosovë
Arkitekturë dhe Dizajn
Architecture/ Interior Design
Suharekë4 vende94 ditë

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë deri në 10,000 € me mundësi pagese deri në 36 muaj.

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë sot dhe paguaj me këste deri në 12 MUAJ.

New Born Master

Kualifikohu për KODIN 95 në Maribor-Slloveni për kategorinë C, CE, D!

New Born Agency

Fluturime direkte nga Ljublana në Prishtinë dhe anasjelltas!
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë