Selman Kolgeci: Kujtimi për Ibrahim Rugovën mbetet i gjallë
Në 19-vjetorin e ndarjes nga jeta të Dr.Ibrahim Rugovës, liderit historik i Kosovës, shumë figura publike kanë nderuar me fjalë të ngrohta figurën e tij.
Selman Kolgeci, kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet, ka shkruar në rrjetet sociale se kujtimi për Dr. Rugovën mbetet i gjallë në zemrat e popullit të Kosovës.
“Njerëzit si ti nuk vdesin kurrë! Në përvjetorin e 19-të të vdekjes së tij, kujtimi për të mbetet i gjallë në zemrat e popullit të Kosovës, i cili e nderon si një nga liderët kryesorë të çlirimit dhe pavarësisë së shtetit. Dr. Ibrahim Rugova ishte dhe mbetet simbol i paqës dhe diplomacisë, dhe ndikimi i tij mbetet thelbësor në historinë e Kosovës“, ka shkruar Kolgeci.
Ibrahim Rugova, i njohur si “Baba i Kombit”, ishte një figurë kyçe në luftën për çlirimin e Kosovës nga Serbia. Ai udhëhoqi një rezistencë paqësore për shumë vite, duke u bërë një simbol i rezistencës jo të dhunshme në botë.
Vdekja e tij në vitin 2006 u përcoll me dhimbje të thellë në Kosovë dhe më gjerë.