Samadrexhë, ndezi zjarrin për t’i djegur mbeturinat, zjarri përhapet dhe djeg 50 ari fushë

28.03.2022

Në raportin e Policisë së Kosovës, është bërë e ditur që dyshohet se deri sa ka qenë duke punuar në arat e tij, i dyshuari mashkull kosovar ka bërë ndezjen e një zjarri për t’i djegur disa mbeturina. Ndërsa, për një moment zjarri është përhapur duke djegur rreth 50 ari fushë si dhe një vresht […]

Samadrexhë, ndezi zjarrin për t’i djegur mbeturinat, zjarri përhapet dhe djeg 50 ari fushë Foto: Ilustrim

Në raportin e Policisë së Kosovës, është bërë e ditur që dyshohet se deri sa ka qenë duke punuar në arat e tij, i dyshuari mashkull kosovar ka bërë ndezjen e një zjarri për t’i djegur disa mbeturina.

Ndërsa, për një moment zjarri është përhapur duke djegur rreth 50 ari fushë si dhe një vresht të pa punuar.

Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 13:30 në fshatin Samadrexhë të Suharekës.

Zjarrfikësit kanë arritur që ta shuajnë zjarrin. Në konsultim me prokurorin kujdestar është inicuar rasti dhe procedohet në procedurë të rregullt.

“Samadrexhë, 27.03.2022-13:30. Dyshohet se deri sa ka qenë duke punuar në arat e tij i dyshuari mashkull kosovar ka bërë ndezjen e një zjarri për t’i djegur disa mbeturina dhe për një moment zjarri është përhapur duke djegur rreth 50 ari fushë si dhe një vresht e pa punuar. Zjarrfikësit kanë arritur ta shuajnë zjarrin. Në konsultim me prokurorin kujdestar është inicuar rasti dhe procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.