Rrugët e dëmtuara nga reshjet e shiut të mbushura me kubëza, Muharremaj: Presim që MI-ja t’i rregulloj ato

30.04.2021

Pas reshjeve të shiut dhe borës që e kishin vështirësuar qarkullimin në komunikacion, të cilat edhe kanë dëmtuar disa rrugë në Komunën e Suharekës, për gjendjen e të cilave SuharekaOnline kishte raportuar më parë. E njëra ndër to është edhe rruga ”Hajdin Berisha” që vazhdon në rrugën ”Skënderbeu” e cila lidh Suharekën me fshatin Reshtan, […]

Rrugët e dëmtuara nga reshjet e shiut të mbushura me kubëza, Muharremaj: Presim që MI-ja t’i rregulloj ato

Pas reshjeve të shiut dhe borës që e kishin vështirësuar qarkullimin në komunikacion, të cilat edhe kanë dëmtuar disa rrugë në Komunën e Suharekës, për gjendjen e të cilave SuharekaOnline kishte raportuar më parë.

E njëra ndër to është edhe rruga ”Hajdin Berisha” që vazhdon në rrugën ”Skënderbeu” e cila lidh Suharekën me fshatin Reshtan, e që vazhdon deri në Rahovec.

Ndërsa, në Seancën e Asamblesë Komunale në Suharekë, Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka thënë se kjo rrugë nuk është pjesë e Komunës së Suharekës, është pjesë e Ministrisë së Infrastrukturës, ku duhet të bëhet edhe kërkesa për rregullimin e saj.

Poashtu Muharremaj ka cekur edhe disa rrugë të tjera të cilat janë pjesë e MI-së të cilat dueht të mirëmbahen nga kjo ministri.

LEXO EDHE:  Bali Muharremaj me mesazh prekës dhe falënderues për ushtarët dhe policët e Kosovës

Ndër tjerash ai ka thënë se së shpejti do të kërkojnë në Ministrinë e Infrastrukturës që rruga e cila lidh Reshtanin me Suharekën, të rregullohet, duke shtuar se gjatë ditës së premte ka biseduar me shefin e regjionit, i cili i ka thënë se kjo është në kompetencë të MI-së dhe se pritet ata të fillojnë rregullimin e kësaj rruge, mirëpo se kur do të fillojnë ende nuk dihet.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka thënë se komuna është munduar që të rregullojë këtë rrugë, në pamundësi që ta asfaltojnë këtë rrugë e kanë mbushur me kubëza, në mënyrë që automjetet të cilat kalojnë në atë rrugë të mos kenë shumë vërshtirësi.

Etiketat