Rritet numri në 82 raste aktive me COVID-19 në Suharekë

15.07.2022

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë (MSh) bëhet e ditur se aktualisht në vendin tonë janë 3,263 raste aktive me COVID-19. Ndërkaq, në Komunën e Suharekës janë në total 82 raste aktive me COVID-19, ku vetëm dje u regjistruan 28 raste të reja me këtë virus në komunën tonë. Ndërkaq në 24 orët e fundit […]

Rritet numri në 82 raste aktive me COVID-19 në Suharekë

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë (MSh) bëhet e ditur se aktualisht në vendin tonë janë 3,263 raste aktive me COVID-19.

Ndërkaq, në Komunën e Suharekës janë në total 82 raste aktive me COVID-19, ku vetëm dje u regjistruan 28 raste të reja me këtë virus në komunën tonë.

Ndërkaq në 24 orët e fundit janë regjistruar 871 raste të reja me koronavirus ndërsa janë shëruar 341 qytetarë.

Rastet pozitive me COVID-19 janë nga këto komuna: Prishtinë  198, Fushë Kosovë  98, Prizren  75, Ferizaj  60, Gjilan  51, Podujevë  41, Gjakovë  40, Mitrovicë  29, Lipjan  28, Suharekë  28, Kamenicë  25, Viti  24, Pejë  24, Deçan  21, Klinë  21, Obiliq  19, Gllogoc  18, Skenderaj  17, Malishevë  16, Istog  13, Vushtrri  7, Kllokot  4, Kaçanik  3, Junik  3, Hani i Elezit  3, Rahovec  2, Shtime  2, Novobërdë  1.

LEXO EDHE:  Dy raste të armëmbajtjes pa leje në Suharekë, të dyshuarit lirohen

Të shëruarit nga coronavirusi janë nga këto vende: Prishtinë  85, Gjilan  44, Pejë  27, Fushë Kosovë  20, Gjakovë  20, Lipjan  16, Klinë  16, Ferizaj  15, Obiliq  14, Podujevë  12, Skenderaj  10, Gllogoc  10, Vushtrri  7, Shtime  6, Mitrovicë  6, Suharekë  6, Istog  6, Kamenicë  5, Prizren  4, Deçan  3, Malishevë  3, Dragash  2, Novobërdë  2, Viti  2.

Ndryshe, numri i përgjithshëm i të shëruarve është 227.252.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 253 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.831.959 doza të vaksinës.

Deri më sot 823.921 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 103.672 doza të treta dhe 272 doza të katërta të vaksinës anti-COVID.

Etiketat