Rritet numri i të infektuarve me COVID-19 në Suharekë, 72 raste brenda një jave

25.01.2021

Rastet e të infektuarve me COVID-19 në Kosovë ditëve të fundit kanë shënuar ngritje, duke e krahasuar me ditët e para të këtij viti. Edhe në Komunën e Suharekës rastet pozitive me COVID-19 në ditët e fundit janë shtuar e që si pasojë Suhareka e cila për disa javë bënte pjesë në zonën e gjelbër, […]

Rritet numri i të infektuarve me COVID-19 në Suharekë, 72 raste brenda një jave Foto: Ilustrim

Rastet e të infektuarve me COVID-19 në Kosovë ditëve të fundit kanë shënuar ngritje, duke e krahasuar me ditët e para të këtij viti.

Edhe në Komunën e Suharekës rastet pozitive me COVID-19 në ditët e fundit janë shtuar e që si pasojë Suhareka e cila për disa javë bënte pjesë në zonën e gjelbër, u kthye përsëri në zonën e verdhë, shkruan SuharekaOnline.

Sa raste pozitive me COVID-19 u identifikuan brenda një jave në Komunën e Suharekës?

Në bazë të raportimeve ditore të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë bëhet e ditur se që nga data 18 deri më 24 janar në Komunën Suharekës janë identifikuar  72 raste pozitive me COVID-19 dhe janë regjistruar 2 viktima.

Më datë 21 janar në Komunën e Suharekës janë shënuar 25 raste pozitive numër ky rekord që nga muaji mars i vitit të kaluar ku edhe u regjistruan rastet e para në Kosovë, ndërsa me datë 24 janar është shënuar vetëm një rast pozitiv me COVID-19.

Gjithashtu gjatë kësaj jave në Komunën e Suharekës janë regjistruar 2 viktima të moshës 61 dhe 80 vjeç.

DataRastet pozitiveViktima
18 janar, 2021110
19 janar, 2021131 (61 vjeç)
20 janar, 202170
21 janar, 2021250
22 janar, 202141 (80 vjeç)
23 janar, 2021110
24 janar, 202110
Gjithsej722
Të dhëna nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë

Nga cilat vende janë rastet pozitive me COVID-19 që u identifikuan brenda kësaj jave?

Në bazë të raportimeve ditore të IKSHPK-së gjatë kësaj jave vendet ku rastet pozitive me COVID-19 ishin më të theksuara janë: Greikoc, Mushtisht, Samadrexhë, Gjinoc, Vraniq, Gelancë, Studençan etj.

Cilat janë masat kufizuese për Komunën e Suharekës?

Komuna Suharekës e cila tashmë është pjesë e zonës së verdhë, zonë kjo e cila konsiderohet me rrezikshmëri të mesme të përhapjës së infeksionit me COVID-19 ka këto masa kufizuese:

-Operatoret ekonomik lejohen të punojnë nga 05:00-22:00;

-Qendrat tregtare lejohen të punojnë nga 05:00-22:00;

– Shërbimet e hotelerisë dhe gastronomisë lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në ora 22:00, ndërkaq pas orës 22:00 punojnë me shërbim “merr me vete” dhe “porosi me dërgesë”;

-Të gjitha institucionet publike dhe private këshillohet të reduktojnë stafin bazuar në specifikat e tyre dhe “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”;

-Transporti publik lejohet të punojë duke shfrytëzuar deri në 50% të kapaciteteve, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”;

-Taksitë lejohen të punojnë me një (1) pasagjer prapa ose tre (3) nëse janë anëtarë të familjes, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”;

– Institucioneve vartëse të MKRS dhe komunave (siç janë teatrot, bibliotekat, filarmonia, galeritë, ansamblet, baleti, kinematë, qendrat rinore, muzetë, qendrat e kulturës me grupe dhe të ngjashme), lejohet të punojnë vetëm deri në orën 22:00 duke shfrytëzuar deri në 40% të hapësirës/sipërfaqeve të objekteve përkatëse për të gjitha aktivitet (si në shfaqje ashtu edhe në ushtrime), duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”,

-Lejohen aktivitetet sportive në hapësira të mbyllura dhe të hapura, ku gjatë stërvitjeve në hapësirat e mbyllura mund të marrin pjesë deri në 20 persona, ndërsa gjatë garave deri ne 50 persona, gjithmonë bazuar në protokolle vendore dhe ndërkombëtare sportive, si dhe duke u bazuar në “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”,

-Lejohen fitneset dhe pishinat e mbyllura për aktivitete individuale rekreative duke shfrytëzuar deri në 40% të hapësirave/sipërfaqeve, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”.

-Pavarësisht pikave 36.7, 36.8 dhe 36.9 më lartë, autorizohet Ministria e Shëndetësisë që bazuar në rekomandimet e IKSHP-së të nxjerrë vendime operacionale të ndalojë këto aktivitete.

Ndryshe, gjatë së hënë, të javës së fundit e muajit të parë të këtij viti në Komunën e Suharekës janë identifikuar 12 raste pozitive me COVID-19 dhe është raportuar një viktimë e moshës 67 vjeç.