Rritet numri i pensionistëve në Suharekë

26.09.2025

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar statistikat e mirëqenies sociale për muajin gusht të vitit 2025.

Sipas statistikave të publikuara nga ASK të cilat i përcjellë SuharekaOnline, bëhet e ditur se në Kosovë në total janë 162,026 persona të cilët marrin pension bazik sipas moshës.

Poashtu, bëhet e ditur se në Komunën e Suharekës janë gjithsej 5,323 persona që përfitojnë nga kjo skemë, numër ky i cili ka shënuar rritje duke krahasuar me shtatë muajt e kaluar të këtij viti.

Rikujtojmë se gjatë muajit korrik në Komunën e Suharekës janë regjistruar gjithsej 5.244 persona të kësaj kategorie.