Rritet numri i familjeve në Suharekë të cilat do të përiftojnë nga bonus banimi

30.06.2023

Sot gjatë ditës së premte është mbajtur mbedhja e gjashtë e rregullt e Asamblesë Komunale në Suharekë. Në këtë mbledhje të Asamblesë janë diskutuar 8 pika të rendit të ditës, raporton SuharekaOnline. Në rend të ditës ishin këto pika: Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Bexhet Kuqi ka prezentuar para asambleistëve pikën e tretë të rendit të […]

Rritet numri i familjeve në Suharekë të cilat do të përiftojnë nga bonus banimi

Sot gjatë ditës së premte është mbajtur mbedhja e gjashtë e rregullt e Asamblesë Komunale në Suharekë.

Në këtë mbledhje të Asamblesë janë diskutuar 8 pika të rendit të ditës, raporton SuharekaOnline.

Në rend të ditës ishin këto pika:

  1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
  2. Shqyrtimi i projekt-vendimit për miratimin e kornizës afatmesme buxhetore për Komunën e Suharekës për vitin 2024–2026;
  3. Shqyrtimi i projekt-vendimit për përcaktimin e vlerës së bonus banimi;
  4. Shqyrtimi i projekt-vendimit për shfuqizimin e Rregullores 01-Nr-209;
  5. Shqyrtimi i projekt-vendimit për inicimin e procedurave për hartimin e Planit Rregullues të Hollësishëm për “Zonën Ekonomike” në Duhël;
  6. Shqyrtimi i projekt-vendimit për inicimin e procedurave për hartimin e Planit Rregullues të Hollësishëm për “Zonën Industriale” në Shirokë;
  7. Shqyrtimi i kërkesës së Komisionit Komunal të Aksionareve i NPL “Stacioni i Autobusëve” në Suharekë për themelimin e komisionit për shqyrtimin e ankesave dhe raporti i Komisionit Komunal të Aksionareve i NPL “Stacioni i Autobusëve” në Suharekë;
  8. Pyetje dhe përgjigje;

Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Bexhet Kuqi ka prezentuar para asambleistëve pikën e tretë të rendit të ditë “Shqyrtimi i projekt-vendimit për përcaktimin e vlerës së bonus banimit, ku si çdo vit edhe në vitin 2023 është kërkuar nga Asambleja Komunale të bëhet përcaktimit i vlerës së bonus banimit, e cila është përcaktuar 40% e shumës së qirasë minimale të banesave në territorin e Komunës së Suharekës.

Kuqi thotë se në nenin 2 të projekt-vendimit parashihet numri i përfituesve për këtë vit si dhe është paraparë që të përfitojnë 7 familje, duke u cekur edhe kategoria e familjeve përfituese.

LEXO EDHE:  Rënie e ndjeshme e numrit të nxënësve në Suharekë: Mbi 30% më pak krahasuar me vitin shkollor 2015/16

Drejtoria e Shëndetësisë në Suharekë ka përpiluar numrin e këtyre familjeve në komunë, raport ky i cili është përcjellur tek asambleistët.

Fillimisht, fjalën e mori asambleisti nga LDK, Shefket Kolgeci duke pyetur se sa mjete janë të ndara për këtë kategori, poashtu ai tha se si asambleist dhe si grup parlamentar e shohin të nevojshme që mjetet për këtë kategori të shtohen, dhe të shkohet me 50% e poashtu të shtohet numri i anëtarëve të familjeve që i plotësojnë kushtet për këtë bonus.

Pra, propozimi i LDK-Suharekë ishte që të rritet përqindja e bonusit në 50% dhe të shtohet numri i familjeve përfituese.

Ndërsa, Drejtoresha e Shëndetësisë në Suharekë, Besa Kuqi e cila e menaxhon këtë kategori të familjeve, në fjalën e saj, tha se nuk ka ndonjë buxhet të ndarë, por që kjo përfshihet në kategorinë e mallrave dhe me të cilat realizohen pagesat.

Kuqi poashtu, tregoi se aktualisht janë 7 familje të kësaj kategorie të cilat përfitojnë. Duke shtuar se Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Suharekë bën pagesën e qirave në vlerë prej 40% për këto familje, ndërsa pjesën tjetër e paguajn vetë.

Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Bexhet Kuqi propozimin e LDK-Suharekë e hodhi në votim dhe ky propozim me 19 vota për, 0 kundër dhe 0 absetime është miratuar nga asambleistët pika e tretë që përfituese të jenë 10 familje.

Etiketat