1.
Rrëzohet shtylla elektrike në Krushicë të Ulët, bllokohet rruga
25.07.2022
Në këtë fshat sot është rrëzuar një shtyllë elektrike, ku edhe ka bllokuar rrugën. Në disa fotot shihet se banorët e Krushicës së Ulët kanë ngritur përkohësisht shtyllën elektrike, kjo për të evituar ndonjë incident. Lidhur me këtë, njësitet e Policisë së Kosovës kanë dalur në vendin e ngjarjes, kjo për të trajtuar rastin. Nuk […]
Në këtë fshat sot është rrëzuar një shtyllë elektrike, ku edhe ka bllokuar rrugën.
Në disa fotot shihet se banorët e Krushicës së Ulët kanë ngritur përkohësisht shtyllën elektrike, kjo për të evituar ndonjë incident.
Lidhur me këtë, njësitet e Policisë së Kosovës kanë dalur në vendin e ngjarjes, kjo për të trajtuar rastin.
Nuk raportohet të ketë pasur të lënduar.

