Rreth 1 milionë euro dëme nga vërshimet në Suharekë, flet Enver Shabani

22.01.2021

Reshjet e shumta të shiut të datës 8 të cilat zgjatën deri më 11 janar kanë shkaktuar vërshime në shumë komuna të Kosovës. Njëra ndër komunat më të përmbytura nga vërshimet ka qenë edhe Komuna e Suharekës, në të cilën janë shkaktuar dëme materiale, ku vërshimet më të theksuara kanë qenë në fshatin Peqan, Studençan, […]

Rreth 1 milionë euro dëme nga vërshimet në Suharekë, flet Enver Shabani Foto: Ilustrim

Reshjet e shumta të shiut të datës 8 të cilat zgjatën deri më 11 janar kanë shkaktuar vërshime në shumë komuna të Kosovës.

Njëra ndër komunat më të përmbytura nga vërshimet ka qenë edhe Komuna e Suharekës, në të cilën janë shkaktuar dëme materiale, ku vërshimet më të theksuara kanë qenë në fshatin Peqan, Studençan, Nëpërbisht, Tërrnje, Leshan etj.

Në një prononcim për SuharekaOnline, Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Suharekës, Enver Shabani ka bërë të ditur se si pasojë e vërshimeve në fshatrat e lartcekura dëmet fatmirësisht kanë qenë materiale të cilat sipas tij arrijnë vlerën diku rreth 1 milionë euro edhe pse ende nuk ka ndonjë raport përfundimtar.

Shabani ka thënë se me kërkesen e Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjente, kryetari i komunës, Bali Muharremaj ka formuar një komision për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet e fundit.

”Ne nuk kemi ndonjë raport perfundumtar për dëmet e shkaktuara nga vërshimet. Me kërkesen e DSHPME, kryetari i komunes z. Bali Muharremaj e ka formuar një komision për vlerësim e dëmeve që kanë ndodhur pas reshjeve te shiut nga data 8 deri më 11 janar 2021” ka thënë Shabani për SuharekaOnline.

Tutje ai ka treguar se ky komision është duke punuar nëpër teren dhe sipas parashikimeve, dëmet kryesisht janë në ekonomi familjare, infrastrukturë rrugore, ura dhe në institucione publike, të cilat arrijnë vleren rreth 1 milionë euro, duke mos i përfshirë dëmet që janë shkaktuar në biznese dhe në fushën e bujqësisë.

”Komisoni është duke e kryer punën e vet në teren dhe sipas parashikimeve dëmet janë në ekonomi familjare, amvisëri, infrastrukturë rrugore, ura dhe instititucione publike, dëmët sillen rreth 1.000.000€(një milionë euro), duke mos i perfshirë demet që janë shkaktuar bizneseve dhe në fushën e bujqesisë siç janë blegëtoria, pemtari-vreshtari, perim-kultur etj” ka thënë Shabani.

Gjithashtu, Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Suharekës, Enver Shabani ka thënë se Qeveria në detyrë e ka ndarë një shumë të caktuar për të ndihmuar të dëmtuarit por ende nuk dihet se janë të planifikuara për Komunën e Suharekës.

”Po, besoj se po, sepse qeveria ka ndarë dje një shumë të caktuar për këtë qëllim… sepse komuna vet nuk ka mundësi as një cent me nda për keso raste” ka shtuar ai.