Rrahu gruan e tij, arrestohet dhe dërgohet në mbajtje suharekasi

19.07.2023

Dhuna në familje është njëra ndër rastet që pothuajse çdo ditë raportohet në Policinë e Kosovës, e cila poashtu mbetet njëra ndë sfidat më të mëdha të vendit. Nga raportet e policisë në shumicën e rasteve viktimat e dhunës në familje fatkeqësisht janë gratë, shkruan SuharekaOnline. Një rast i tillë të martën është raportuar në […]

Rrahu gruan e tij, arrestohet dhe dërgohet në mbajtje suharekasi Foto: Ilustrim

Dhuna në familje është njëra ndër rastet që pothuajse çdo ditë raportohet në Policinë e Kosovës, e cila poashtu mbetet njëra ndë sfidat më të mëdha të vendit.

Nga raportet e policisë në shumicën e rasteve viktimat e dhunës në familje fatkeqësisht janë gratë, shkruan SuharekaOnline.

Një rast i tillë të martën është raportuar në Stacionin Policor në Suharekë.

Policia e Suharekës ka njoftuar se të martën rreth orës 17:46 është arrestuar një person, pasi që i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij, e cila si pasojë e sulmit ka pranuar edhe tretman mjekësor.

Poashtu, në raportin e policisë thuhet se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Suharekë 18.07.2023 – 17:46. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.” thuhet në raportin e policisë.