Reparti i Gjinekologjisë në QKMF-Suharekë bëhet me aparat të ri të Ultrazërit dhe CTG-së

13.07.2021

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Suharekë së fundmi është bërë me aparaturë të re. Reparti i Gjinekologjisë në këtë QKMF është bërë me aparat të ri të Ultrazërit dhe të CTG-së. Kështu ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj përmes një postimi në Facebook. Ai ka theksuar se një […]

Reparti i Gjinekologjisë në QKMF-Suharekë bëhet me aparat të ri të Ultrazërit dhe  CTG-së Foto: Ilustrim

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Suharekë së fundmi është bërë me aparaturë të re.

Reparti i Gjinekologjisë në këtë QKMF është bërë me aparat të ri të Ultrazërit dhe të CTG-së.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj përmes një postimi në Facebook.

Ai ka theksuar se një gjë e tillë është duke u bërë në kuadër të investimeve kapitale, në mënyrë që qytetarët të kenë kushte sa më të mira.

“Kjo po bëhet në kuadër të investimeve kapitale, që qytetarët të kenë kushte sa më të mira

Shëndeti mbi të gjitha”, ka shkruar Muharremaj.