”Relax” së bashku me Shoqatën ”Autizmi” në Suharekë shënojnë ditën e ndërgjegjësimit për Autizmin

”Relax” së bashku me Shoqatën ”Autizmi” në Suharekë shënojnë ditën e ndërgjegjësimit për Autizmin

Sot është Dita Botërore e Autizmit e cila synon të rrisë ndërgjegjësimin dhe edukimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit dhe përmirësimin e jetës së tyre.

Dita Botërore e Autizmit është vendosur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, me rezolutën “62/139” në vitin 2007, më tepër si një përpjekje për t’i dhënë fund diskriminimit ndaj personave me autizëm.

Rezoluta për Ditën Botërore të Autizmit përmban: 2 prillin si Ditën Botërore të Autizmit, pjesëmarrjen e shteteve anëtare të OKB-së, rritjen e ndërgjegjësimit për autizmin në të gjitha nivelet e shoqërisë dhe shpërndarjen e këtij mesazhi në të gjitha organet e tjera të OKB.

Autizmi është një çrregullim i zhvillimit, i karakterizuar nga dëmtimi i ndërveprimit social dhe i komunikimit, si dhe nga sjellje të kufizuara dhe përsëritëse.

Në Kosovë tashmë është zhvilluar një kulturë, e cila synon që autizmi të konsiderohet si një ndryshim dhe jo çrregullim.

Ndërsa, gjatë ditës së premte në ditën e ndërgjegjësimit për Autizmin ndërmarrja prodhuese ”Relax” me pronar Shaqir Palushi, ka zhvilluar një aktivitet së bashku me Shoqatën ”Autizmi” në Suharekë, raporton SuharekaOnline.

”Së bashku me Shoqata “Autizmi” Suharekë sot dolëm për shetitje në natyrë dhe kaluam shumë çaste të këndshme së bashku” thuhet në njoftimin ndërmarrjes prodhuese ”Relax”.

Njoftimi i plotë:

Sot, me 2 Prill 2021 shënuam ditën botërore të ndërgjegjësimit për Autizmin.

Dita Botërore e Autizmit synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit dhe përmirësimin e jetës së atyre që jetojnë me autizëm.

Të kuptuarit e personave me autizëm është hapi i parë drejt ndërgjegjësimit të shoqërisë për të qenë më pranuese dhe gjithëpërfshirëse.

Andaj së bashku me Shoqata “Autizmi” Suharekë sot dolëm për shetitje në natyrë dhe kaluam shumë çaste të këndshme së bashku.

RAPORTO