Rasti Karaçeva, arrestohet një pronar i biznesit nga Suhareka

Si rezultat i aksionit të ditë së enjte në rastin “Karaçeva” nga Policia e Kosovës janë arrestuar gjithsej 22 persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve, të cilët dyshohet se janë përfshirë në aktivitete kriminale, ndaj të cilëve brenda afatit ligjor do të kërkohen masat për sigurimin e të pandehurve në procedurë penale, nga Gjykata kompetente në Gjilan.

Nga burime të SuharekaOnline bëhet e ditur se në mesin e 22 personave të arrestuar është edhe një person nga Suhareka, Sh.K. (emër i njohur për redaksinë), pronar i një biznesi.

Operacioni është zhvilluar për shkak të dyshimeve të bazuara se në lokacionet që gjenden në Prizren, Pejë, Suharekë dhe Novobërdë janë zhvilluar veprimtari kriminale, përfshirë kontrabandimin me mallra, vënien në qarkullim të artikujve të dëmshëm ushqimor, blerjen, pranimin ose fshehjen e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale dhe organizimin e skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, njofton tutje Prokuroria Themelore në Gjilan.

Gjatë ekzekutimit të urdhërkontrolleve, në 11 lokacione që lidhen me subjekte ekonomike dhe 17 lokacione që lidhen me persona fizik, janë sekuestruar sasi e konsiderueshme e gjedheve, armëve, sendeve dhe artikujve të dëmshëm ushqimor, mjete që kanë shërbyer për kryerjen e veprave penale, si dhe prova tjera që do të shërbejnë në procedurë të mëtejme penale.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.