Qytetarët e Suharekës shkëlqejnë edhe në diasporë, Muharremaj viziton afaristë suharekas në Zvicër

05.09.2025

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka ndarë një lajm të mirë për sukseset e bashkëqytetarëve në diasporë.

Qytetarët e Suharekës shkëlqejnë edhe në diasporë, Muharremaj viziton afaristë suharekas në Zvicër Foto: Ilustrim

Nëpërmjet një postimi publik, ai ka vlerësuar arritjet e të rinjve nga fshati Peqan, të cilët kanë themeluar kompaninë “Aperio AG” në Zvicër.

“Qytetarët e Suharekës, kudo janë të suksesshëm. Janë të rinjtë nga Peqani, që me biznesin ‘Aperio AG’, me seli në Hunzenschwil (Kantoni Aargau), po bëjnë punë të jashtëzakonshme. Punë të mbarë. ”, ka shkruar Muharremaj.

“Aperio AG” është ndër bizneset më të reja dhe premtuese të shqiptarëve në diasporë. Kompania u hap më 28 qershor 2025 në Hunzenschwil të Kantonit Aargau dhe që nga dita e parë ka nisur të pozicionohet si një aktor serioz në tregun zviceran.

Ky biznes është shembull i shpirtit punëtor dhe ambicies së të rinjve shqiptarë që edhe jashtë vendlindjes arrijnë të krijojnë vlera dhe të konkurrojnë në tregjet më të zhvilluara të Evropës.

Suksesi i “Aperio AG” është jo vetëm një arritje për pronarët e saj, por edhe një krenari për gjithë komunitetin e Suharekës dhe më gjerë, duke dëshmuar se puna, përkushtimi dhe profesionalizmi nuk njohin kufij.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More