QKMF-Suharekë thotë se ekipet e vaksinimit punojnë edhe gjatë vikendit dhe festës së 28 Nëntorit

27.11.2021

Vaksinimi po vazhdon edhe në qendrën e vaksinimit në sallën e sportit në Gjimnazin “Jeta e Re” në Suharekë. Ndërkaq, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se ekipet e vaksinimit do të punojnë edhe gjatë vikendit si dhe festës së 28 Nëntorit (Dita e Flamurit). Andaj QKMF-Suharekë ka […]

QKMF-Suharekë thotë se ekipet e vaksinimit punojnë edhe gjatë vikendit dhe festës së 28 Nëntorit Foto: Ilustrim

Vaksinimi po vazhdon edhe në qendrën e vaksinimit në sallën e sportit në Gjimnazin “Jeta e Re” në Suharekë.

Ndërkaq, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se ekipet e vaksinimit do të punojnë edhe gjatë vikendit si dhe festës së 28 Nëntorit (Dita e Flamurit).

Andaj QKMF-Suharekë ka ftuar qytetarët që ta shfrytëzojnë këtë mundësi për vaksinim nga mosha 12 vjeqare, dhe të gjithë qytetarët tjerë të pa vaksinuar.

Po ashtu, QKMF ka shtuar se vaksinimi shpëton jetë, ju mbron nga hospitalizimi dhe zhvillimi i sëmundjes dhe përkeqësimi i saj.