QKMF-Suharekë kërkon nga profesionistët shëndetësor dhe pacientët që të bartin maska në ambientet e mbyllura
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Suharekë “Rexhep Kuçi” ka rekomanduar që të gjithë profesionistët shëndetësor të cilët ofrojnë shërbime të bartin maska në ambientet e mbyllura. Ky rekomandim i cili ka hyrë në fuqi menjëherë vjen si shkak i rritjes së rasteve me COVID-19, raporton SuharekaOnline. Gjithashtu, kërkohet që edhe pacientët që kërkojnë shërbime […]
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Suharekë “Rexhep Kuçi” ka rekomanduar që të gjithë profesionistët shëndetësor të cilët ofrojnë shërbime të bartin maska në ambientet e mbyllura.
Ky rekomandim i cili ka hyrë në fuqi menjëherë vjen si shkak i rritjes së rasteve me COVID-19, raporton SuharekaOnline.
Gjithashtu, kërkohet që edhe pacientët që kërkojnë shërbime në Institucionet Shëndetësore të bartin maska.
Njoftimi i plotë:
REKOMANDIM
Të nderuar profesionist shëndetësor, të nderuar qytetar,
Duke pasur parasysh situatën epidemiologjike me COVID-19, sipas analizës së fundit epidemiologjike kemi rritje të rasteve COVID-19 pozitiv në Kosovë.
Andaj, për të parandaluar përhapjen e rasteve me COVID-19 në Institucionet shëndetësore, Task Team i IKSHPK rekomandon të gjithë profesionistët e institucioneve të bartin maska në ambientet e mbyllura.
Gjithashtu palët që kërkojnë shërbime në institcuinet shëndetësore duhet të bartin maska.
Ky rekomandim hyn në fuqi menjëherë.
Me respekt,
Respekt QKMF “Rexhep Kuçi”-Suharekë