QKMF ‘Rexhep Kuçi’ në Suharekë njofton për furnizimin me insulinë të re për pacientët me diabet

24.09.2025

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Rexhep Kuçi” ka bërë të ditur se është furnizuar me llojet e insulinës NovoRapid, NovoMix dhe Levemir, të cilat janë jetike për pacientët që vuajnë nga diabeti dhe e kanë të domosdoshme për menaxhimin e niveleve të sheqerit në gjak.

Ky furnizim konsiderohet një hap i rëndësishëm në përmirësimin e kujdesit shëndetësor dhe lehtësimin e qasjes së pacientëve në terapinë e nevojshme, duke ndihmuar kështu në përballimin më të lehtë të kësaj gjendjeje kronike që prek një numër të madh qytetarësh.

Udhëzime për marrjen e insulinës

QMF “Rexhep Kuçi” ka bërë thirrje që qytetarët të kenë kujdes dhe të respektojnë kushtet e mëposhtme për të përfituar insulinën e re:

  • Duhet të posedojnë raportin e Endokrinologut ose Internistit, i cili më pas duhet të jetë i përshkruar nga mjeku familjar;
  • Duhet të paraqesin një dokument identifikimi të vlefshëm.