Qeveria miraton rehabilitimin, zgjerimin dhe asfaltimin e rrugës Mushtisht–Shtërpcë

19.09.2025

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot mbledhjen e rregullt, ku është miratuar vendimi për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për interes publik të pronave të paluajtshme që preken nga realizimi i projektit “Rehabilitimi, Zgjerimi dhe Asfaltimi i Rrugës Nacionale R-118, Segmenti brenda Fshatit Mushtisht, Komuna e Suharekës”.

Qeveria miraton rehabilitimin, zgjerimin dhe asfaltimin e rrugës Mushtisht–Shtërpcë Foto: Ilustrim

Ky vendim ka të bëjë me procesin për rehabilitimin dhe zgjerimin e rrugës R-118, e cila përshkon fshatin Mushtisht dhe lidh Komunën e Suharekës me atë të Shtërpcës.

Sipas njoftimit, miratimi i këtij hapi është pjesë e procedurave për realizimin e projektit, që përfshin identifikimin e pronave të paluajtshme që do të preken nga punimet.

Gjithashtu, në të njëjtën mbledhje Qeveria ka miratuar vendimin për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për interes publik të pronave të paluajtshme, të cilat preken nga realizimi i projektit “Ndërtimi i Rrugës Korishë – Kabash – Lidhja me Rrugën Rajonale R118”.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More