Qendra e Suharekës tash e një kohë me pamje të re në sistemin e energjisë

Qendra e Suharekës tash e një kohë me pamje të re në sistemin e energjisë
Fjolla Hoxha

23.06.2021 / Suhareka

KEDS përmes një postimi në Facebook ka theksuar se qendra e Suharekës tash e një kohë ka pamje krejt tjetër.

Shtyllat e drurit dhe kabllot elektrike nuk janë më atje, kështu duke e futur të gjithë rrjetin nën tokë.

“Shtyllat e drurit dhe kabllot elektrike nuk janë më atje. Krejt kjo, fal bashkë-investimit në mes KEDS dhe Komunës së Suharekës”, ka shkruar KEDS.

Në sheshin e kësaj komune, janë larguar njëherë e përgjithmonë kabllot ajrore që qëndronin varur mbi njëri tjetrin, për t’i kthyer pamjen e merituar kësaj zone.

LEXO EDHE:  Aksident trafiku në fshatin Reshtan, lëndohet një femër

Nga tani në Physio Cure Clinic edhe trajtim i rrudhave, pikave të zeza dhe gjithçka për fytyrën tuaj

Pastrimi i fytyrës shërben për mirëmbajtjen e shëndetit të lëkures, kryerjen normale të funksioneve të qelizave si dhe ndriçimin e...

Lexo më shumë

Të fundit