Prizreni nesër përuron memorialin e heroit Besim Ndrecaj
Vitin e kaluar në 25 vjetorin e rënies heroike të heroit Besim Ndrecaj, drejtori i Administratës në Prizren, Osman Hajdari, kishte njoftuar se do të hapen procedurat tenderuese për ndërtimin e memorialit për heroin e kombit, Besim Ndrecaj në vendin e rënies së tij. E siç duket ky memorial tashmë ka përfunduar dhe përurimi i […]
Vitin e kaluar në 25 vjetorin e rënies heroike të heroit Besim Ndrecaj, drejtori i Administratës në Prizren, Osman Hajdari, kishte njoftuar se do të hapen procedurat tenderuese për ndërtimin e memorialit për heroin e kombit, Besim Ndrecaj në vendin e rënies së tij.
E siç duket ky memorial tashmë ka përfunduar dhe përurimi i tij do të bëhet të mërkurën në ditën e dëshmorëve të Prizrenit.
Ka qenë vet drejtori Hajdari i cili ka bërë të ditur këtë njoftim.
“Nesër, mu në ditën e dëshmorëve të komunës së Prizrenit, do të bëhet përurimi i memorialit të heroit “Besim Nrecaj” në vendin e rënies. Mirënjohje e respekt deri në përulje për veprën e madhe të Heroit Besim Nrecaj. Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit” ka shkruar Hajdari.
I lindur më 10.10.1956 në fshatin Maqitevë të komunës së Suharekës, Besim Nrecaj para aktit heroik të rinies do të të mbahet mend si një kundërshtar i madh i regjimit jugosllav i cili kishte vënë në shënjestër djalin nga Maqiteva qysh në rininë e tij.
I shkolluar për gjeodezi, Ndrecaj në vitin 1978, nisi ta ushtrojë këtë profesion në komunën e Suharkës por u largua nga puna dhe u dënua, pasi kishte sulmuar fizikisht drejtorin serb të asaj kohe.
Telashet me pushtetin nuk iu ndanë as atëherë kur Ndrecaj nisi shërbimin ushtarak në Split të Kroacisë në vitin 1979. Shërbimin ushtarak e ndërpreu në mes për t’i kaluar dy vite tjera në burg, pasi sulmoi fizikisht një oficer dhe ushtarë serbë.
Por liria për të sikur edhe për popullin e Kosovës ishte e mohuar edhe pas kohës kur ai doli nga burgu.
Ndjekja ndaj Besimit nuk u ndal kurrë, por këto veprime duket se vetëm i japnin forcë atij.
I udhëhequr nga kjo bindje, historia për të tregon një ngjarje në stacionin e autobusëve kur Besim Ndrecaj merr urdhër të ndalet sepse ndaj tij ka një vendim-arresti.
Por befasia ndodhë, kur Ndrecaj nxjerrë revolen qarmatos policët serbë dhe të njejtit i deryron të kthehen në stacionin policorë në Suharekë por i vetëdijshmë se tash për të po fillon një etapë edhe më e rrezikshme.
Me aksioin për mbledhjen e armëve, në vitin 1995, policia niset për ta qarmatosur Besim Ndrecajn i cili në atë kohë punonte në Shirokë.
Ky aksion i nisur udhëhiqej nga komandanti Dragan Shoshkiq, por që doli të jetë i fundit për të. Gjatë kësaj përballje, Besim Ndrecaj, vret Shoshkiqin dhe plagosi zv.komandantin Dragan Dobrosavleviqin.
Beteja e radhës e Besim Ndrecajt që mbante pozitën e komandantit të njësitit gueril për Suharekë, ”Zjarri 002”, ishte në Malsi të Re të Prizrenit, aty jetonte me familje.
Forcat serbe nisen aksionin, kësaj radhe sic thonë familjarët, për ta kapur të gjallë Besimin që mbante nofkën “Forca”.
Pas një lufte disa orëshe, Besimi bie në këtë betejë, duke u kthyer në një hero dhe shembull se si vdiset për atdhe.