Prezantohet si polic dhe kërcënon një person në Suharekë

09.06.2021

Dje në Stacionin Policor në Suharekë është raportuar një rast prezantim i rrejshëm dhe kanosje. Sipas informacioneve që ka SuharekaOnline bëhet e ditur se një burrë me inicialet B.B është arrestuar nga policia pasi ka kanosur verbalisht një qytetar i cili ishte së bashku me familjen e tij. Deri te kanosja ka ardhur për shkak […]

Prezantohet si polic dhe kërcënon një person në Suharekë Foto: Ilustrim

Dje në Stacionin Policor në Suharekë është raportuar një rast prezantim i rrejshëm dhe kanosje.

Sipas informacioneve që ka SuharekaOnline bëhet e ditur se një burrë me inicialet B.B është arrestuar nga policia pasi ka kanosur verbalisht një qytetar i cili ishte së bashku me familjen e tij.

Deri te kanosja ka ardhur për shkak të lëvizjeve të tyre me automjete në komunikacion. I dyshuari është prezantuar rrejshëm se kinse është polic i njësisë speciale.

SuharekaOnline mëson se rasti ka ndodhur në rrugën “Brigada 123” në Suharekë rreth orës 20:00.

Me aktvendim të Prokurorit personi i dyshuar për veprën penale “Kanosje” është arrestuar dhe ndalohet në mbajtje në afat prej 48 orë.

Rasti është duke u hetuar.